Rajmonda Qose Shkopi - MOS U TRISHTO VJESHTË!

Rajmonda Qose Shkopi - MOS U TRISHTO VJESHTË!
MOS U TRISHTO VJESHTË!
 
Nuk prisja të vije kaq e zemëruar,
Me erëra të forta e me shumë bujë,
T'u ngrije buzëqeshjen pemëve të gjora
Duke bërë gjithandej rrëmujë.
 
Më butë ke ardhur vitet e tjera,
A mos vallë u trishtove se ky qytet
Dritaret i ka mbyllur, mungojnë të qeshurat,
Dhe ngjan si një muze i pajetë?
 
Prandaj dhe qiellin e mbulove me re
E prej tyre derdhe shi pikëllimi.
Por mos u trishto e arta vjeshtë,
Se qyteti do qeshi sa të zbardhi agimi.