Ali Sh. Berisha - VRIMA NË ÇATI

Ali Sh. Berisha - VRIMA NË ÇATI
VRIMA NË ÇATI
 
Ç’u ngritën mbi pullaz re të zeza
Dhe një erë me akull mveshë
Vrimoi tjegullat në çati
Të shtëpisë që s’ka të qeshë
 
Pika të ftohta ranë mbi tryezë
Mbi bukën në plagë ngjyer
Në dhembjet e secilit brez
Lotin për ta ngrirë
 
Grindja nisë për pullaz të ri
Dhe nuk ka të mbaruar
E mbi pullaz veç zoti e di
Kush do bëhet çadër e arnuar
 
Deri atëherë pika do rrëzbitë
Edhe muret e shtëpisë
E ferrishta kurorë do ngritë
Në piedestalet e verbërisë