Vjollca Aliu - Shenjtëreshë (Kushtuar Shën Nënë Terezës)

Vjollca Aliu - Shenjtëreshë (Kushtuar Shën Nënë Terezës)
SHENJTËRESHË
(Kushtuar Shën Nënë Terezës)
 
Në mes të Shkupit,
rrëzë Vardarit
çeli një gonxhe mali,
aromën e dashurisë
gjithë botës i fali.
 
Me urinë e botës
njomakja u përballua,
përballë dhimbjeve e lodhjes
ajo s'u dorëzua.
 
Kur çdo shpirt i shkatërruar
për jetë a vdekje luftonte,
çdo qelizë të trupit t'saj
s'i dhimbsej t'a dhuronte.
 
Nata ngrysej plot me dhimbje,
agonte dita, e njëjta luftë,
në fushëbetejë e palëkundshme
Nënë Tereza në Kalkutë.
 
Sa kishte dhimbje, aq dashni fale,
me trup e vogël, me vepra e madhe
kudo në botë ku mësohet histori,
për shqiptarët je NËNA KRENARI.
 
Në Prishtinë, në mes të sheshit,
shtatorja jote ndrit e praruar,
katedralja me emrin tënd
Nënë Terezë e shenjtëruar.