Botime të reja - Toujours pour toi, patrie

Botime të reja - Toujours pour toi, patrie
JAHJA LLUKA, TOUJOURS POUR TOI, PATRIE
 
Doli nga shtypi vëllimi poetik “Vetëm për ty atdhe”-“Toujours pour toi, patrie” i autorit Jahja Lluka. Ky libër me poezi është botuar në gjuhën shqip, në vitin 2015, i cili ishte mirëpritur nga lexues të shumtë e dashamirë të fjalës së bukur artistike të shprehur me vargje.
Poezitë që janë përfshirë në këtë vëllim poetik, janë të shkruara nëpër çelite e errëta të burgjeve serbe, në kohën kur autori Jahja Lluka, ishte burgosur për çështjen kombëtare nga regjimi okupues serbo sllav dhe po vuante dënimin nëpër kazamatët famkeqe të regjimit të kaluar serb.

Pra, poezitë janë të shkruara ashtu si i ka përjetuar e ndjerë autori, janë vargje që rrjedhin nga shpirti i lënduar i një të burgosuri politik, por pavarësisht të disa shprehjeve, ndoshta jo edhe aq të pranuara në letërsi, ato mbesin emblemë e estetikës momentale të të shkruarit vargje në rrethana të jashtëzakonshme e në situata shumë të vështira...
Libri është përkthyer në gjuhën frënge nga përkthyesi i njohur Ismail Ismaili, i cili tani më është i njohur për përkthime të kësaj natyre dhe jo vetëm, pra Ismaili mori për sipër përkthimin e këtij vëllimi poetik, pikërisht për shkak të estetikës momentale të vargjeve, derisa, shumë nga lexuesit këtë libër e kanë quajtur me plotë të drejtë “...ditar i përgjakur”, sepse, ku mund ta dimë ne, ndoshta në mungesë të lapsit është shkruar me currila gjaku...
Redaksia e Orfeut, autorit i urojnë suksese e shëndet!
 
Redaksia