Vjollca Aliu - poezi

Vjollca Aliu - poezi
PASQYRË DASHURIE
 
Si dy degë në një lis rritet shpresa
E dy zemra si gjethe lulëzojnë
Çiltërsitë e zemrave thonë
S'jemi të marrë pse dashurojmë.
 
Sa e vlerë kjo e pastra dashuri
Sa madhështia meriton kurorë
Lumturia iu lexohet në fytyra
E rrahjet e zemrave thonë se janë dashnorë.
 
Se kurora nuk bëhet veç me gurë diamanti
Por dashuria thuret me të kristalta ndjenja
E lumturi është kur buzët e sytë qeshin
Dhe si kordele e zjarrtë lidhen dy zemra.