Sylejman Salihu - Poezi
Kur ti s’ishe pranë, të ëndërroja,
Dhe të prekja me shqisa n'fshehtësi,
Hapësirave të pafund kalëroja,
N'aventura kalorësish për ty.
Tundimin e madh dot s'e ndalja,
Ndaj vija tek ti aty pranë,
Dhe dalldinë time ty ta falja,
I harbuar drejt teje, matanë.
Por,sa keq,s'mbetet veçse hiri,
I ëndrrës së bukur në fund,
Ç’është thosha ky farë eliksiri,
Që shqisat e mia m'i shkund?