SOKRATI SHQIPTAR
Aktori Mirush Kabashi ndërron jetë në moshën 75-vjeçare!
100 role në teatër e 20 në kinematografi
Mirush Kabashi, ka qenë e do të mbetet mjeshtër i artit skenik. Ai u nda nga jeta agun e të martës, më 5 dhjetor 2024 në moshën 75-vjeçare. Mirushi mbi një gjysmë shekulli në teatër e kinematografi, artisti i merituar arriti t’u japë protagonizëm edhe karaktereve duke i bërë pjesë të ligjërimit të përditshëm.
Mbi një gjysmë shekulli në skenë, rrëmbeu zemrat e publikut në të dy kohët. Artisti Mirush Kabashi u largua nga jeta, duke u ngritur nw qiell si njw YLL i pashuar i kinematografisw dhe teatrit shqiptar. Ai humbi betejën me një sëmundje të rëndë me të cilën luftonte prej tri vitesh, ndërkaq fitoi luftën ndaj kohës, përjetësinë, me artin që reziston.
“Sokratin” interpretoi në shqiptari e përtej vuajtjen dhe apologjinë e tij që ndërtuan bashkë me Gëzim Kamen, me të cilën fitoi dhjetëra vlerësime.
Teatri ishte shtëpia e tij, e admironte kontaktin e drejtpërdrejtë me publikun, të cilit i dhuroi në skenë plot 100 role. Punoi si aktor profesionist tek “Aleksandër Moisiu” për dekada, kërkonte për atë skenë rikthimin tek suksesi i dikurshëm. Provoi edhe punën në Televizionin Shqiptar, derisa përqafoi në vitin 2002 sërish skenën e teatrit, kësaj radhe Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik!
Lamtumirë Mirush Kabashi!
Shpirti të pushoftë në dritë!
Dibran Fylli
Redaksia e ORFEUT