Fragment nga dokuromani - DOSJA E ZEZË

Fragment nga dokuromani - DOSJA E ZEZË
UDBASHI X
 
-I-
Sa herë që ndërrojnë sistemet gjithmonë ndodhë fenomeni më interesant që mund të ndodhë në ndërrimin e moteve. Së bashku me to ndërrojnë edhe fytyrat e njerëzve. Disa, të mos themi shumica e tyre mbesin në të njëjtën mendësi e një numër i vogël i tyre, edhe pse mbajnë të njëjtën fytyrë, behën më pak të dukshëm në shoqëri, derisa një pjesë tjetër edhe më e vogël së kjo e dyta shfaqen në shoqëri si shpëtimtarë, guximtar e kontribuues të majave të intelektit shoqëror. Por aty këtu hasë edhe në ata që behën transparent e tregojnë realitetin e veprimeve të tyre, siç ndodhi me udbashin X, që në ditët e pasluftës. Veprimet e veprimtarinë e tij ai e tregon në mënyrë transparente, ani pse shumë nga narracionet e tij janë të ndërtuara me paragjykime nga më të ndryshmet, të cilat mundohet t’i paraqes si të vërteta që shkojnë së pari në dobi të tij e më pas edhe në të mirën e popullit, por ama paragjykimet, shpifjet e trillimet mbesin gjithmonë të pa besueshme, derisa realiteti i të bëmave të sojit të tillë dalin sheshit kur fillon me mburrjet e tij, duke ndërtuar narrativen imagjinare se ku ka punuar, sa ka punuar, për ke ka punuar, kinse sa ka kontribuuar për popullin e tij e tjera të ngjashme qw nuk i përtyp koha e as populli...