Reshat Sahitaj - NJOFTIM

Reshat Sahitaj - NJOFTIM
NJOFTIM
 
Këto ditë ka filluar përgatitjet e Antologjisë “Poezia shqipe e dashurisë”, e cila do të përkthehet dhe botohet në gjuhën frënge nga Shtëpia botuese L’Harmattan në Francë. Në këtë Antologji do të përzgjidhen krijimet poetike të autorëve, poezitë e të cilëve kanë vlera dhe janë të botuara në vitin 2020-2022.
Pavarësisht disave që tentojnë të diktojnë cili apo cila duhet, apo nuk duhet të përfshihet në faqet e kësaj antologjie, komisioni për antologjinë në përgatitje do të vazhdojë me punën e vet. Gjeste të tilla bëjnë vetëm krijuesit e kompleksuar. Nëse dikush mendon se është më i madh se tjetri, apo tjetra, gabojnë rënd, sepse komisioni për Antologjinë në përgatitje, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk do të bie nën diktatin e asnjë individi, dhe asnjë individ mos të pretendojë se është më i madh se tjetri. Antologjia në përgatitje, nuk është konkurrencë vlerash, por pasqyrë vlerash të krijuesve shqiptar, për lexuesin e huaj.