Rasim Maslic - Vështrim dhe biografi (përgatiti dhe përktheu Angela Kosta)
"REFLEKTIME DASHURIE DHE MASHTRIMI"
"NJË UDHËTIM POETIK MIDIS PASIONIT DHE DHIMBJES"
Recension me pikturën e tij të firmosur nga piktori, shkrimtari dhe gazetari i cili flet 10 gjuhë të huaja, Rasim Maslic të poezisë: MJELLMA E PLAGOSUR së poetes Angela Kosta.
Në pafundësinë e një deti emocionesh, shpirtrat tanë shpesh lundrojnë në kërkim të asaj dashurie të pastër dhe të sinqertë që të gjithë dëshirojmë. Mes valëve të trazuara të ndjenjave, zemra kthehet në një varkë, duke lundruar drejt horizontit të përzemërsisë dhe bashkëpunimit. Por, çfarë ndodh kur ky udhëtim përballon stuhinë, kur flladi shndërrohet në furtunë, dhe na braktis?
Mjellma, simbol i bukurisë dhe i pastërtisë, tashmë qëndron e palëvizshme, viktimë e një mashtrimi dashurie që e ka goditur dhe e ka vërvitur në shkëmbinjtë e vetmisë. Ato vende, dikur djepi i premtimeve të ëmbla, shndërrohen në skenarë të një drame të brendshme, ku përkundja e valëve kumbon si një lamtumirë prekëse të një dashurie që besohej të ishte e përjetshme.
"Dallgët e mendimeve" evokojnë kërkimin e vazhdueshëm të një shpjegimi të së vërtetës, të fshehur në shtresat e atyre kujtimeve tani të heshtura, të cilat përsëriten çdo mëngjes si një mantra e padëgjuar. Iluzioni, dikur ngushëllues, përhumbet, duke i lënë vend të tashmes, në të cilën dora e të dashurit, që dikur kërkonte tonën me ëmbëlsi, tani duket sikur largohet, me dredhi si një mirazh.
Buzëqeshja dikur e lumtur e zemrës shuhet përballë zbulimit të një flladi dashurie i cili transformohet në një erë të akullt. Pafundësia magjike e detit shndërrohet në një pasqyrë të stuhishme të jetës që, njësoj si një mjellmë e plagosur, sheh vetveten duke luftuar kundër indiferencës së dallgëve.
Protagonisti ynë, i lënduar nga këto zbulime të papritura, sheh vetveten duke u endur në një botë të shkruar nga e kaluara, që ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë në të vërtetë, përveçse në ëndrra dhe shpresa. Është përshkimi i një kurthi, ai i kujtimeve të një vështrimi, të një puthjeje, të fjalëve të ëmbla që shndërrohen në kafshim, të cilat duket sikur luajnë me brishtësinë e një zemre tepër naive.
E vërteta e hidhur shfaqet në rrugëtimin e saj: vetëdija se na kanë mashtruar, realizimi se ata që dashuruam e dinin dhimbjen që mund të na shkaktonin e megjithatë ata zgjodhën ta bënin këtë, duke shkelur kështu betimin e dashurisë, atë pakt që besohej se do të ishte i përjetshëm por që tashmë shkrihet në harresë si një spektër i asaj që nuk mund të ekzistojë më.
"Mjellma e plagosur" është metafora e një shpirti e cila, edhe pse e përvuajtur, prehet në bukurinë dhe dinjitetin e tij, dëshmitare e një dashurie që ka lënë vraga të pashlyeshme. Poezia bëhet zëdhënëse e atyre ndjenjave që shumë shpesh mbeten të pashprehura, për atë dashuri që, edhe pse ka mbaruar, vazhdon të jetojë në thellësinë e qenies sonë.
MJELLMA E PLAGOSUR
Dallgë mendimesh
Në kërkim të bindjes
Të ndrojtura nga kujtimet e heshtura
Fraza të ripërsëritura çdo mëngjes
Ku nga larg me dredhi
Dora jote me gishtërinjtë e mi bashkohej
Teksa zemra e lumtur buzëqeshte
Duke besuar në flladin e ëmbël të dashurisë
Në pafundësinë e magjishme të detit
Sot stuhi si vetë jeta
Si shpirti im i dërrmuar, i gjymtuar
Mjellmë e plagosur, shtrirë mbi shkëmbinj,
Ku ulërima e dallgëve përtej e vërtit
Diku larg në një botë të trazuar,
E përhumbur nga një e kaluar që nuk shfaqet më
Ose ndoshta kurrë nuk ka ekzistuar
Por grackën e syve të tu përjetoi
Buzëve të tua që shprehnin
Fjalë pafund
Duke luajtur dhe kafshuar djallëzisht brishtësinë
Duke mashtruar ndjenjat e pastra, të vërteta
Teksa e dije që gjithçka po shkatërroje
Betimin tonë po shkelje
Besën që njëri - tjetrit përgjithmonë i dhamë
Sot fantazmë në harrim.
Përmes këtyre vargjeve shpaloset historia e një dashurie të fundosur, të një udhëtimi i cili nga eksplorimi i ëmbël shndërrohet në mërgim, i një mjellme që, edhe në qetësinë e saj të forzuar, mbetet simbol i një ndjenje e cila edhe pse në agoni, ruan fuqinë evokuese dhe bukurinë e saj të fuqishme.
BIOGRAFIA E ARTISTIT SHUMËPLANËSH RASIM MASLIĆ
Rasim Maslić ka lindur më 1 gusht të vitit 1954 në Višnjevo, Travnik (Bosnje - Hercegovinë). Maslić është artist dhe shkrimtar boshnjak i cili jetoi për shumë vite në Freiburg Breisgau në Gjermani. Maslić nxjerr nga përvojat dhe sfidat e ndryshme të jetës së tij një burim të çmuar frymëzimi për artin dhe shkrimin e tij. Kurioziteti dhe dëshira për të eksploruar dhe kuptuar kulturat dhe mënyrat e ndryshme të jetesës në vende të huaja, është veçanërisht e dukshme. Udhëtimet e tij të shumta dhe jetesa në shtete të ndryshme të botës i lejojnë atij të fitojë këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Përveç punës së tij artistike, Maslić është aktiv në komunitetin e artit, duke bashkëorganizuar ekspozita ndërkombëtare dhe festivale arti dhe duke prezantuar veprat e artistëve të tjerë në rrjetet sociale. Ai përpiqet të promovojë artin në përgjithësi, duke ndikuar kështu pozitivisht në shoqëri. Veçanërisht inkurajuese është këmbëngulja i tij në njohjen e ndryshimit dhe ekuivalencës së kulturave të ndryshme në kontekstin e mësimit të gjuhës dhe integrimit në kultura të ndryshme. Ky qëndrim nxit mirëkuptimin ndërkulturor dhe respektin për diversitetin kulturor, duke kontribuar në tolerancën dhe bashkëpunimin midis kulturave.
Kështu, jeta dhe vepra e tij ilustrojnë se si arti mund të shërbejë si një mjet i fuqishëm për të nxitur mirëkuptimin, tolerancën dhe shkëmbim kulturor. Aftësia e tij për të theksuar lidhjen midis njerëzve dhe kulturave e bën atë një artist frymëzues dhe ambasador të harmonisë në një botë të larmishme dhe të globalizuar.
Kontributi i tij i madh në dizajnin oriental sjell elemente, teknika dhe ide të freskëta në sferën e shprehjes artistike lindore e cila nuk ka evoluar gjatë shekujve. Maslić i bën format tradicionale të artit bashkëkohor nëpërmjet frymëzimit dhe interpretimit të tij artistik, dhe eksploron dhe zhvillon stile të ndryshme të artit modern.
Maslić e sheh veprimtarinë e tij artistike jo vetëm si një akt krijimtarie, por edhe si evokimin dhe detyrimin e tij për të shpërndarë përvojat dhe mendjemprehtësinë e tij me njerëzit e së tashmes dhe të ardhmes. Veprat e tij veprojnë si një urë që lidh njerëzit, popujt dhe kulturat duke treguar emra, simbole, shenja vlerash dhe kuptimesh universale, duke i ruajtur ato për brezat e ardhshëm. Pas 40 vitesh krijimtari artistike, Maslić ka zhvilluar një stil unik dhe të njohur që përfshin harmoninë matematikore dhe përdorimin e ndjeshëm të ngjyrave. Arti i tij përpiqet të harmonizojë pafundësinë dhe skajet, qiellin dhe tokën, materien dhe frymën. Veprat artistike të Rasim Maslić kanë për qëllim të stimulojnë imagjinatën dhe intuitën dhe të orientojnë shikuesin drejt qetësisë. Njohuria e thellë e Maslić mbi diversitetin e kulturave të botës e bëri atë të kuptojë se nën dallimet e dukshme kulturore që përcaktojnë njerëzimin ekziston një bazë e përbashkët dhe e vetme. Njohuritë e tij të gjera në botë e kanë ndihmuar të njohë këtë lidhje të thellë midis njerëzve dhe ta shprehë atë me veprat e tij të artit. Veprat e tij të artit funksionojnë si një urë midis popujve dhe kulturave të ndryshme. Angazhimi i Maslić për të nxitur tolerancën, mirëkuptimin dhe unitetin nëpërmjet punës së tij artistike i ka dhënë atij mundësinë të njihet gjerësisht në mbarë botën. Mesazhi i tij kapërcen dallimet kulturore dhe ka rëndësi të madhe në botën e sotme të globalizuar. Aspekti qendror i personalitetit dhe i punës krijuese së tij, është historia personale emocionale dhe plot ngjarje.
Nëpërmjet artit të tij, Maslić kërkon të tregojë emra, simbole, shenja vlerash dhe kuptimesh universale që mund të kuptohen brenda kufijve kulturorë. Këto mesazhe ashtu sikurse edhe elementet në veprat e tij ndihmojnë për të krijuar një lidhje midis njerëzve e gjithashtu për të vënë në evidencë njerëzimin e përbashkët. Maslić e sheh artin e tij si një trashëgimi për brezat e ardhshëm dhe një mjet për transferimin e vlerave dhe ideve të përjetshme. Ai merr rolin e një lajmëtari që evokon unitetin kulturor dhe njerëzor dhe nëpërmjet artit të tij ndërton një hallkë midis kulturave. Arti i Rasim Maslić stimulon imagjinatën dhe intuitën, e çon shikuesin drejt qetësisë dhe kështu kjo shkon mjaft përtej shikueshmërisë. Kjo lë të nëkuptohet se veprat e Masliçit jo vetëm që janë estetikisht të këndshme, por krijojnë gjithashtu një jehonë të thellë emocionuese dhe shpirtërore. Kërkimi i harmonisë së përsosur dhe theksi në thelbin e jetës janë tema universale që mund të prekin shumë njerëz dhe t'i inkurajojnë ata të gjejnë një kuptim më të thellë në jetën e tyre.
EKSPOZITAT
EKSPOZITA TË PËRBASHKËTA
Viti 2023
- Creative Voices - Ekspozita Ndërkombëtare e Solidaritetit me Palestinezët
- Ekspozita Ndërkombëtare "VICTORIOS ART GALLERY" Fort Lauderdale, SHBA.
- BIEAF "Busan International Environment Art Festival" në Korenë e Jugut.
- Anëtar i komitetit përzgjedhës dhe gjyqtar jurie në BIEAF "Busan International Environment Art Festival" në Korenë e Jugut.
- Fiag International Art Festival", Muzeu Fantapia në Korenë e Jugut.
- Ekspozitë virtuale gjatë Kongresit INDAI, Kanada.
- Ambasador i INDAI, Rrjeti Ndërkombëtar i Institucioneve të Kërcimit dhe Artit.
- Art NİĞDE Turkey International
Viti 2022
- Ambasadori Ndërkombëtar i Artit Karvan
- PAQE PËRSËRI 2021
- Festivali Ndërkombëtar i Artit Geoje - Muzeu Tematik Haegeumgang në Korenë e Jugut
- Gjykatësi i jurisë në 8 Festivalin Ndërkombëtar i Artit në Geoje, Koreja e Jugut
- Queen Art Studio Gallery, Padova, Itali
- Art3f, Ekspozita Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor në Strasburg, Francë
- Art3f, Ekspozita Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor Paris, Francë
Viti 2021
- PAQE PËRSËRI 2021
Viti 2020
- Touring Artists of the World, Victorios Art Studio, Fort Lauderdale, SHBA
- Arte Internacional 2015 MUZEU I ARTIT BASHKËKOHOR "Ngjyrat dhe linjat për të krijuar paqen", Neiva, Kolumbi
- Arti ndihmon njerëzit, ekspozitë në Shtëpinë e Kulturës në Maglaj të Bosnje-Hercegovinës
- Arti ndihmon njerëzit, ekspozitë në Qendrën Kulturore boshnjake Tuzla, Bosnje-Hercegovinë
- Arti ndihmon njerëzit, ekspozitë në Shtëpinë e Kulturës në Zepce, Bosnje-Hercegovinë
- Arti ndihmon njerëzit, ekspozitë në Doboj Jug, Bosnje-Hercegovinë
- Arti ndihmon njerëzit, ekspozitë në Shtëpinë e Kulturës në Tesanj, Bosnje-Hercegovinë
- Arti ndihmon njerëzit, ekspozitë në Muzeun e Qytetit të Zenicës, Bosnje-Hercegovinë
- Arti ndihmon njerëzit, ekspozitë në Shtëpinë e Kulturës në Bugojno, Bosnje-Hercegovinë
- Neue Art, Contrasti Erwitte-Horn Contemporary Art Gallery (Gjermani)
Viti 2014
- Shades of the Americas 2014 Me talent hispanik. Qendra Kulturore La Raza, San Diego, Kaliforni, Shtetet e Bashkuara
- Arti ndihmon njerëzit, Ekspozitë në Shtëpinë e Kulturës në Travnik, Bosnje-Hercegovinë - Art Help Bosnia, Ekspozitë në Art Haus Sevdah Sarajevo, Bosnje-Hercegovinë.
EKSPOZITA VETJAKE
Viti 2015
- Ekspozitë vetjake në Qendrën Kulturore Bosanska Krupa, Bosnje-Hercegovinë
- Ekspozitë vetjake në Qendrën Kulturore Maglaj, Bosnje-Hercegovinë
- Ekspozitë vetjake në Reumal Fojnica, Bosnje-Hercegovinë
Viti 2007
- Ekspozitë vetjake kaligrafie në muzeun lokal në Travnik, Bosnje-Hercegovinë
Viti 2006
- Ekspozitë vetjeke kaligrafie në Universitetin e Mannheim, Gjermani
- Ekspozitë vetjake kaligrafie në Qendrën Kulturore Boshnjake në Tuzla, Bosnje-Hercegovinë
- Ekspozitë vetjeke kaligrafie në Qendrën Kulturore të Banoviqit, Bosnje-Hercegovinë
- Ekspozitë vetjake kaligrafie në mjediset e Rilindjes në Gradacac, Bosnje-Hercegovinë
Viti 2005
- Ekspozitë vetjake kaligrafie në Volksbank në Freiburg, Gjermani
Viti 1986
- Ekspozitë vetjake kaligrafie në Qendrën Islamike në Mynih, Gjermani
- Ekspozitë vetjake kaligrafie në Qendrën Islamike në Linz, Austri
Viti 1985
- Ekspozitë vetjake kaligrafie në Muzeun Komunal të Koperit në Slloveni.
...................................................................................
“IL CIGNO GIACENTE DI ANGELA KOSTA
RECENSIONE DEL NOTO ARTISTA POLIEDRICO RASIM MASLIC”
RIFLESSI D'AMORE E D'INGANNO"
"UN VIAGGIO POETICO TRA PASSIONE E DOLORE"
La recensione con il suo dipinto firmato del pittore, scrittore e giornalista di cui parla 10 lingue, Rasim Maslic della poesia: CIGNO GIACENTE di Angela Kosta.
RECENSIONE
Nell'immensità di un mare di emozioni, navigano spesso le nostre anime alla ricerca di quell'amore puro e sincero che tutti desideriamo. Tra le onde tumultuose di sentimenti, il cuore si fa barca, veleggiando verso l'orizzonte dell'affetto e della complicità. Ma cosa accade quando questo viaggio incrocia la tempesta, quando la brezza si tramuta in burrasca, lasciandoci alla deriva?
Il cigno, simbolo di grazia e purezza, giace ora immobile, vittima di un inganno amoroso che lo ha trafitto e relegato sui scogli della solitudine. Quei luoghi un tempo culla di dolci promesse si trasformano in scenari di un dramma interiore, dove il frangersi dei flutti risuona come un addio struggente ad un amore che si credeva eterno.
"Onde di pensieri" evocano la costante ricerca di una spiegazione, di una verità nascosta tra le pieghe di quei ricordi ormai taciturni, che si ripetono ogni mattina come un mantra inascoltata. L'illusione, un tempo confortante, si è dissolta, lasciando spazio a un presente in cui la mano amata, che una volta cercava la nostra con dolcezza, ora sembra allontanarsi, ingannevole come un miraggio.
Il sorriso un tempo felice del cuore si spegne di fronte alla rivelazione di una brezza d'amore che muta in vento gelido; un'infinità magica di mare si trasforma in uno specchio tempestoso della vita che, al pari di un cigno giacente, si trova a lottare contro l'indifferenza delle onde.
Il nostro protagonista, trafitto da queste brusche rivelazioni, si ritrova a vagare in un mondo segnato da un passato che forse non è mai veramente esistito, tranne che nei sogni e nelle speranze. È il preterito di una trappola, quella dei ricordi di uno sguardo, di un bacio, di parole dolci che si rivelano mordaci, che sembrano giocare con la vulnerabilità di un cuore troppo ingenuo.
La verità amara si fa strada: la consapevolezza di essere stati ingannati, la realizzazione che chi amavamo conosceva il dolore che poteva infliggere, eppure ha scelto di farlo, sopprimendo il giuramento d'amore, quel patto che si credeva perenne ma che ora si dissolve nell'oblio come uno spettro di ciò che non può più essere.
Il "Cigno Giacente" è la metafora di un'anima che, pur sofferente, giace nella sua bellezza e dignità, testimone di un amore che ha lasciato cicatrici indelebili. La poesia si fa portavoce di quei sentimenti troppo spesso inespressi, di quell'amore che, seppur finito, continua a vivere nelle profondità del nostro essere.
Attraverso queste righe, si dipana la storia di un amore naufragato, di un viaggio che da dolce esplorazione diviene esilio, di un cigno che, anche nella sua quiete forzata, rimane simbolo di un sentimento che, pur nella sua fine, mantiene la sua forza evocativa e la sua potente bellezza.
CIGNO GIACENTE
Onde di pensieri
In cerca di persuasione
Impacciata da ricordi taciturni
Premessa ripetuta ogni mattina
Dove da lontano con l'inganno
La tua mano raggiungeva la mia
Mentre il mio cuore felice sorrideva
Credendo alla dolce brezza d'amore
In quella infinità magica di mare
Oggi in burrasca pari alla vita
Così come la mia anima lacerata
Cigno giacente, trafitto sui scogli
Ove lo scroscio dei flutti lo scaraventa oltre
Altrove in un mondo afflitto,
Tormentato da un passato che non c'è più
O forse mai esistito
Preterito nella trappola dei tuoi occhi
Delle tue labbra che emettevano
Parole senza fine
Mordaci con la mia vulnerabilità
imbrogliando sentimenti candidi, veri
Sapendo il male che cagionavi
Sopprimendo il nostro giuramento
Patto perenne
Oggi spettro nell'oblio.
Oltre al suo lavoro artistico, Maslić è attivo nella comunità artistica, co-organizzando mostre internazionali e festival d'arte e presentando le opere di altri artisti sui social media. Lui cerca di promuovere l'arte in generale, influenzando così positivamente la società.
Particolarmente incoraggiante è la sua enfasi sul riconoscimento della diversità e dell'equivalenza delle diverse culture nel contesto dell'apprendimento delle lingue e dell'integrazione nelle diverse culture. Questo atteggiamento favorisce la comprensione interculturale e il rispetto della diversità culturale, contribuendo alla tolleranza e alla cooperazione tra le culture.
Così, la sua vita e il suo lavoro illustrano come l'arte possa servire come un potente mezzo per promuovere la comprensione, la tolleranza e lo scambio culturale. La sua capacità di enfatizzare la connessione tra le persone e le culture lo rende un artista ispiratore e ambasciatore dell'armonia in un mondo diversificato e globalizzato.
Il suo grande contributo al design orientale porta elementi freschi, tecniche e idee nel regno dell'espressione artistica orientale che non si è evoluta nel corso dei secoli. Maslić rende contemporanee le forme d'arte tradizionali attraverso la propria ispirazione e interpretazione artistica ed esplora e sviluppa diversi stili d'arte moderna.
Maslić vede la sua attività artistica non solo come un atto di creatività, ma anche come la sua vocazione e l'obbligo di condividere le sue esperienze e intuizioni con le persone del presente e del futuro. Le sue opere fungono da ponte che collega persone, popoli e culture mostrando nomi, simboli, segni di valore e significati universali preservandoli per le generazioni future.
Dopo 40 anni di creatività artistica, Maslić ha sviluppato uno stile unico e riconoscibile che include l'armonia matematica e l'uso sensibile dei colori. La sua arte si sforza di armonizzare l'infinito e il finito, il cielo e la terra, la materia e lo spirito. Le opere d'arte di Maslić hanno lo scopo di stimolare l'immaginazione e l'intuizione e guidare l'osservatore verso la serenità.
La profonda conoscenza di Maslić della diversità delle culture del mondo lo ha portato a rendersi conto che sotto le ovvie differenze culturali che definiscono l'umanità c'è una base comune e unificante. La sua vasta conoscenza del mondo lo ha aiutato a riconoscere questa profonda connessione tra le persone e ad esprimerla con le sue opere d'arte. Maslić vede la sua attività artistica non solo come un'espressione della propria creatività, ma anche come un invito e un obbligo a mettere le sue esperienze e conoscenze personali a disposizione di un vasto pubblico, sia delle generazioni presenti che future. Le sue opere d'arte fungono da ponte tra popoli e culture diverse. L'impegno di Maslić nel promuovere la tolleranza, la comprensione e l'unità attraverso il suo lavoro artistico gli è valso un grande riconoscimento a livello mondiale. Il suo messaggio trascende le differenze culturali e ha un enorme significato nel mondo globalizzato di oggi. L'aspetto centrale della sua personalità e del suo lavoro creativo è la sua storia di vita emotiva e piena di eventi.
Attraverso la sua arte, Maslić cerca di mostrare nomi, simboli, segni di valore e significati universali che possono essere compresi all'interno dei confini culturali. Questi messaggi ed elementi nelle sue opere aiutano a creare un legame tra le persone e sottolineano l'umanità comune. Maslić vede la sua arte come un'eredità per le generazioni future e un mezzo per trasferire valori e idee eterne. Assume il ruolo di messaggero che promuove l'unità culturale e umana e attraverso la sua arte costruisce un ponte tra le culture. L'arte di Maslić stimola l'immaginazione e l'intuizione, conduce lo spettatore verso la serenità e va così ben oltre il visivo. Ciò suggerisce che le opere di Maslic non sono solo esteticamente gradevoli, ma creano anche una profonda risonanza emotiva e spirituale. La ricerca dell'armonia perfetta e l'enfatizzazione dell'essenza della vita sono temi universali che possono toccare molte persone e incoraggiarle a trovare un significato più profondo nella vita.
ESPOSIZIONI
MOSTRE CONGIUNTE
- Creative Voices - Mostra Internazionale di Solidarietà con i Palestinesi
- Mostra Internazionale "VICTORIOS ART GALLERY" Fort Lauderdale, USA.
- BIEAF "Busan International Environment Art Festival" in Corea del Sud.
- Membro del comitato di selezione e giudice di giuria al BIEAF "Busan International Environment Art Festival" in Corea del Sud.
- Fiag International Art Festival", Museo Fantapia in Corea del Sud.
- Mostra virtuale durante il Congresso THE INDAI, Canada.
- Ambasciatore INDAI, Rete Internazionale delle Istituzioni di Danza e Arte.
- Art NİĞDE Turchia Internazionale
Anno 2022
- Ambassadore Internazionale dell'Arte Caravan
- DI NUOVO PACE 2021
7. Festival Internazionale d'Arte di Geoje - Museo tematico Haegeumgang in Corea del Sud
- DI NUOVO PACE 2021
7. Festival Internazionale d'Arte a Geoje - Museo d'Arte Yukyung in Corea del Sud.
- Giudice di giuria per 8. Festival Internazionale d'Arte a Geoje, Corea del Sud
- Galleria Queen Art Studio, Padova, Italia
-Art3f, Salone Internazionale d'Arte Contemporanea di Strasburgo, Francia
- Art3f, Salone Internazionale d'Arte Contemporanea Parigi, Francia
Anno 2021
- DI NUOVO PACE 2021 7. Festival Internazionale d'Arte di Geoje - Museo tematico Haegeumgang in Corea del Sud
- DI NUOVO PACE 2021 7. Festival Internazionale d'Arte a Geoje - Museo d'Arte Yukyung in Corea del Sud.
Anno 2020
- Artisti itineranti del mondo, Victorios Art Studio, Fort Lauderdale, USA
- Arte Internacional 2015 MUSEO D'ARTE CONTEMPORANEA "Colori e linee per creare la pace", Neiva, Colombia
- L'arte aiuta le persone, mostra presso la Casa della Cultura di Maglaj, Bosnia ed Erzegovina
- L'arte aiuta le persone, Mostra presso il Centro Culturale Bosniaco Tuzla, Bosnia ed Erzegovina
- L'arte aiuta le persone, mostra presso la Casa della Cultura di Zepce, Bosnia ed Erzegovina
- L'arte aiuta le persone, Mostra a Doboj Jug, Bosnia ed Erzegovina
- L'arte aiuta le persone, mostra nella Casa della Cultura di Tesanj, Bosnia ed Erzegovina
- L'arte aiuta le persone, mostra al Museo della Città di Zenica, Bosnia ed Erzegovina
- L'arte aiuta le persone, Mostra presso la Casa della Cultura di Bugojno, Bosnia ed Erzegovina
- Neue Art, Galleria d'Arte Contemporanea Contrasti Erwitte-Horn (Germania)
Anno 2014
- Sfumature delle Americhe 2014 Con il talento ispanico. La Raza Cultural Center, San Diego, California, Stati Uniti
- L'arte aiuta le persone, Mostra nella Casa della Cultura di Travnik, Bosnia ed Erzegovina - Art Help Bosnia, Mostra presso Art Haus Sevdah Sarajevo, Bosnia ed Erzegovina.
MOSTRE PERSONALI
Anno 2015
- Mostra personale presso il Centro Culturale Bihac, Bosnia ed Erzegovina
- Mostra personale presso il Centro Culturale Bosanska Krupa, Bosnia ed Erzegovina
- Mostra personale presso il Centro Culturale Maglaj, Bosnia ed Erzegovina
- Mostra personale a Reumal Fojnica, Bosnia ed Erzegovina
Anno 2007
- Mostra personale di calligrafia presso il museo locale di Travnik, Bosnia ed Erzegovina
Anno 2006
- Mostra personale di calligrafia all'Università di Mannheim, Germania
- Mostra personale di calligrafia presso il Centro Culturale Bosniaco di Tuzla, Bosnia ed Erzegovina
- Mostra personale di calligrafia presso il Centro Culturale di Banovići, Bosnia ed Erzegovina
- Mostra personale di calligrafia nei locali rinascimentali di Gradacac, Bosnia ed Erzegovina
Anno 2005
- Mostra personale di calligrafia presso la Volksbank di Friburgo, Germania
Anno 1986
- Mostra personale di calligrafia presso il Centro Islamico di Monaco di Baviera, Germania
- Mostra personale di calligrafia presso il Centro Islamico di Linz, Austria
Anno 1985
- Mostra personale di calligrafia presso il Museo Civico di Capodistria, Slovenia