Rajmonda Maleçka, (poezi)

Rajmonda Maleçka, (poezi)
Rajmonda Maleçka
 
ZËRI I NJË LUFTËTAREJE DIBRANE
 
Unë nuk jam vetëm një emër.
Jam një vajzë dibrane që ka ngritur pushkën për lirinë,
një luftëtare e UÇK-së, me zemër të flaktë dhe shpirt të pathyeshëm.
 
Dibra ime, me historinë e saj të lavdishme,
ka rritur breza me trimëri dhe qëndresë,
dhe unë jam pasardhësja e kësaj force,
që mbart në zemër krenarinë e 100 viteve që rrjedhin në Tiranë.
 
Kam përjetuar dhunë, padrejtësi dhe humbje,
por asnjë nga ato nuk ma ka marrë kurajën.
Jam rritur mes luftës dhe plagëve,
dhe kam mësuar se liria nuk dhurohet, por merret me gjak dhe besim.
 
Forca ime buron nga dheu që kam mbrojtur,
nga kujtimet e babait tim,
nga plagët që nuk shihen, por ndihen në çdo hap.
 
Në çdo takim, në çdo aktivitet, unë jam zëri i atyre që nuk janë më,
jam drita që i ndriçon rrugën e drejtësisë.
 
Nuk kam nevojë për miratim,
sepse e di çfarë kam dhënë dhe çfarë jam.
Jam më shumë se një luftëtare –
jam një simbol i guximit, i drejtësisë dhe i qëndresës dibrane.
 
Tiranë, më, 03.07.2025