Ragip Gjoshi - BALADË PËR PROMETEUN SHQIPTAR

Ragip Gjoshi - BALADË PËR PROMETEUN SHQIPTAR
BALADË PËR PROMETEUN SHQIPTAR
 
1.
Jo fort moti në kryqëzim të epokave
Një uniformë ngjyrë mali shtegtonte mbi gërxhe
Duke kërkuar hisën tonë të diellit

E rrëmbyen zjarrin e dritën
Duke bartur mbi kurriz diellin alegorik
Prometeianet e Kosovës-kurrë të mbërthyer
Rrëmbyen zjarrin që t ‘ua shpërndajë bashkëkombasve
 
Njeriu ynë i parë i dritës Adem ishte pagëzuar
Ai në ballë nëpër terrin e Natës së gjatë
Shpërndau dritë nga zjarri i Diellit
E shkriu acarin e shekujve
Me hisen tonë të diellit alegorik…
 
2.
Ushtria prometeiane e Kosovës mbi kurriz barte lirinë
Kishin këputur zingjirët-të pagjumët e Kosovës 
Me copën tonë të diellit kapërcenin Bjeshkët e Nenuna
Derisa mbërrinin në Arbërinë e vogël
Trastën plotë plumba e barot
Për babain, vëllaun, dajën e për trima
Nuk i trembeshin Rojeve të Gurëve të ndarjes
Ata i kishin shpallë luftë Vdekjes…
Derisa e solli hisën tonë të diellit mbi Kosovë…
 
Dritërimi i Diellit nxori nga kthetrat e korbi, dheun tim
Nga thundra e territ dhe nga gërshëra e krajlive
Në ballë të kolonës Prometeu
po u printe trimave...
Duke shpërndarë copat e diellit alegorik
Bëri Kthesën emadhe në shtegëtim dhe hyri në histori
I mbështjellë me Flanur legjende …
 
Në fillimmarsin 1998
U përjetësuan nëpër datat historike,
Sapo e lanë Hartën e Arbërisë së vogël në gjak…
 
Gjak e legjendë u trazuan në histori
Flakë u dogjën e u shkrinë fatet e një kombi,
Zemrat prometeiane flakë e dritë mbi Kosovë!
Në nënqielli e flakëruar pien nga një gëllankë dritë
Kosova nisi ta shuaj mallin e dritës
Hapi krahet të marr në gji trimat e UÇK-së
Kosova nisi t'i numëroi dhimbjet
Kosova nis t' i fshinë lotët sa një det
Kosova nënë në prehrin e saj tuboi jetimët
Kosova ua vuri frerin dallgëve të trazuara
Kosova bëri dasmë në male
Ishin ato stinë të darsmës së lirisë
Nën dritën e Diellit tek nderroheshin stinët
E ne puthnim zemrën plot plagë Kosovën tonë...