POEZI DHE BIOGRAFIA E AUTORES PRENDA SEJDIA - LEZHË
Prenda Sejdia ka lindur në fshatin e bukur Bugjon (Pukë në Shqipëri). Kur ishe ende e vogël, familja e saj u vendos në Tropojë ku mbaroi edhe shkollën e mesme. Prenda u diplomua në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës ku kreu Fakultetin e Mësuesisë. Që nga viti 1993 punon e vepron në Lezhën e Besëlidhjes, këtë qytet model me tradita kulturore, patriotike e atdhetare. Prenda shquhet edhe në art: në veçanti në zhanrin e poezisë, kritikës e analizës, si dhe të studimit letrar, gjithashtu dhe të monografisë historike apo Etnosit Kulturor. Ajo është gjithashtu Editore e Revistës PENA E ARTË dhe ka nxjerrë tre numrat e saj të parë, si dhe bashkëpunëtore në revistat METAFORA dhe ROZAFA. Prenda ka shkruar e botuar një numër të konsiderueshëm me parathënie e recensione për libra e autorë të ndryshëm në troje kombëtarë. Ajo ka botuar 29 libra dhe është bashkautore në antologji të ndryshme.
NË KOKËRR TË LOTIT O NËNË
Në mund t'i shkrijmë akujt e shpirtit
Thërrmijat t'i mblidhja si pikë e pesë
Të shëroja dhimbjen me melhemin
e fjalëve tua si testament i kësaj epoke
Qëndruam pranë njëra - tjetrës
të mos na vrisnin largësitë e shtrenjta ime më,
Ndonëse zemra pikëllohet e loti as nuk mjafton
Se ndarjet jo, as'sesi nuk na përkasin ne
pasi një ditë do jemi dy
Dalëngadalë po ikën ky vit, as don t'ia dijë
fare, as për dhimbjen time, tonat...
MADERGONË VIE ERA
Seç vrapon koha mes erërave të çuditshme
e tajfunëve të pafundëm
Si pa busull ky diversitet biologjik
E, nuk mbështetet dot tek hija e vet
Nuk pranveron dot as në stinën e saj
Zamanin ia shpëlan shiu i kuq izraelit
Tek bien një e nga një muret e fildishta
Nga manteli hibrid i ndërtuar nga ogurzeza
Dufet shpërthejnë mijëra metra nën dhe
Kundërmon ethshëm madërgonë e ferrit
Vaditur me gjak çiliminjësh bishat e shkretëtirave,
atom kundërmojnë gjithësia
Mbështetur mbi jetën e sikur i biem në qafë
Përpëliten fantazmat gjatë netëve pa hënë
Ëndërrat e liga me hijena e gjarpërinjë
Aktorët tashmë i luajnë skenash
Lulëzon trishtimi, zë mbytur dritë shpresa
Frymo me frymën tënde në ndjehesh i gjallë
Kacavjerrun pritjeve
me qyrkun e muzgut veshur
Se qielli vigjilent dëgjon rropatjet e tua
Në varg radhiten kopshtet e fjalës e filizat
e vargjeve t'mallit përshkruajnë si
përmes plazmës formulat e kodet nën zë
As i ndrydh dot dëshirat e mia
ato shumëzohen me ndjenja malli
Dhimbjet pikë pikë pikojnë andej kah pikon dielli
Pasi kjo botë e rrumbullakët rreth botës
sillet e shtrenjta nënë
Për ty, në kokërr t'lotit nënë fruton dashnia.
………………………………………….
Përgatiti Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese