Nageh A Fattah (Shqipëroi Angela Kosta)

Nageh A Fattah (Shqipëroi Angela Kosta)
VARGJET E POETIT EGJIPTIAN NAGEH A FATTAH NË GJUHËN SHQIPE
 
Nageh Ahmed Mohamed Abdel Fattah është mësues, poet, gazetar dhe Ambasador i Paqes në organizata të ndryshme jo fitimprurëse.
Nageh ka lindur në Egjipt në vitin '72. Në vitin 1997, Nageh u diplomua nga Dar Al-Ulum, ndërsa në vitin 2023 u kualifikua si arsimtar. Ai ka marrë mësim nga profesorëve të shquar, në gjuhë, poezi dhe letërsi jo vetëm në Egjipt por edhe botën arabe e perëndimore.
Nageh është poet aktiv, mbikqyrës dhe përgjegjës i disa gazetave, revistave, grupeve letrare dhe kulturore, akademive, forumeve dhe klubeve ndërkombëtare të paqes e gjithashtu është trajnues i çertifikuar për kurset e shkencave kompjuterike dhe të mirëmbajtjes Nageh ka punuar dy vjet si gazetari në Qendrën e Artit dhe Shkronjave në Universitetin Minya nga viti 2000 - 2002.
Nageh ka botuar shumë poezi të cilat janë botuar në revista e gazeta kombëtare arabe dhe ndërkombëtare. Ai ēshtë pjesë në më shumë se 7 përmbledhje dhe 7 enciklopedi të krijimive kolektive të poezisë dhe letërsisë, të cilat janë të akredituara ndërkombëtarisht.
Nageh ka botuar botuar përmbledhjen: "Mësimet e të Dashuruarve" dhe aktualisht po punon për botimin e antologjisë "Poetë Botërorë, 2024". 
 
MUNDIMI I NDARJES 
 
Lotët më rrjedhin nga sytë
edhe trëndafili i shpresës ka etje.
Unë nuk e di, vetëm Zoti im e di
kur do të ndalet ky udhëtim?
 
Nëse më braktis në këtë sëmundje
si do të mundem të jetoj më pas?
Edhe pse po pres të të takoj
do të jem kaq e sëmurë 
saqë nuk do e shoh dot fytyrën tënde.
 
Do të doja që Zoti të më bënte të lumtur
për t'u takuar sa më parë
për të shuar zjarrin në gji.
 
Ndaj përhumbem në sytë e tu dhe të pyes,
një përgjigje pres për mosmarrëveshjet tona
që të më qëndrosh pranë e të mos largohesh.
Cilin sekret po fsheh?
 
Nëna e harresës po vjen
në shtigjet e dashurisë dhe ëndrrave
dhe nga unë fshihet.
 
Pra, ji i mëshirshëm 
me mua dhe zemrën time!
Nëse... ti nuk e lejon atë akoma të rrahë
do të ndizet...
do të digjet
dhe të shkatërrohet.
 
Mjaft më braktise... mjaft më harrove
mjaft më trishtim... dhe mundime
 
Kam luftuar shumë për ty, jetë
për pak sa nuk kalove në botën tjetër
po të mos ishte për ty, 
nuk do të kisha qëndruar këtu deri tani...
apo ndoshta... është vonë?
 
Shqipëroi: Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese