Ana Tisi - TEK TY GJEJ PAQEN (poezi)

Ana Tisi - TEK TY GJEJ PAQEN (poezi)
TEK TY GJEJ PAQEN
 
Dielli im,
pushimi i shpirtit tim
Te ty gjej, paqe e shërim.
 
Mi sheh lotët?
Pranë teje janë në shterim
Ma ndien zemrën si me regëtin?
 
Ti je ndjenja e kahershme,
paqja gjer në amshim
Gjer në ag të kam pritur 
pranë shtratit tim
 
Unë lumnesha e pafat zjarr,
prush e drithërim.
Unë me ty
jam për çdo natë.
 
Ti me mua je gjer në agim
Bashkë na mban dashuri e zjarrtë
Mbret në shpirtin tënd dhe shpirtin tim!