Bekim Dugolli - Dy poezi

Bekim Dugolli - Dy poezi
BRYMOSJE
 
Sot
Nuk i renditi fjalët dot
Sepse më janë lodhur gishtat
Duke të shkruar
Renditen vetvetiu
E pastaj më radhisin mua për ty
 
SHPRESA ËSHTË MARTU
 
Mallin nuk do ta shuajmë
E as një milion kujtime
Një ditë në fotografi
Do ta gjejmë veten tonë
Të etur për lumturi
Do të bëhet mirë
Me shpresa po jetojmë
Por dikush më pëshpëriti
Shpresa është martuar
Ndërsa unë nuk besoja