114 VJETORI I KONGRESIT TË MANASTIRIT

114 VJETORI I KONGRESIT TË MANASTIRIT
Më 20 Nëntor 2022 u përkujtua 114 vjetori i Kongresit të Manastirit, në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës shqipe. Morën pjesë personalitete të jetës kulturore, poetë, shkrimtarë e artistë nga e gjithë hapësira shqiptare. Manifestimit i parapriu pjesa skenike “Kongresi dhe Opinionet” e përgatitur enkas për këtë datë historike, me skenar të Daim Hisenit e regji të Mejdi Alidemit, duke vazhduar me orën poetike e fjalë përshëndetëse dhe duke e përmbyllur me shpalosjen e fotoekspozitës me 100 fotografi për 110 vjetorin e Ditës së flamurit...
Orfeu (df)