Lavdije Buçaj, poezi

Lavdije Buçaj, poezi
DRITË DHE MOTIV
 
Hënëz moj mi ndriço rrugët,
kah rrugëtoj në vendin tim.
Ti shoh njerëzit e buzëqeshur,
kur shpërndajnë dritë dhe motiv.
 
Se kështu janë njerëzit e mi,
vendi im ka plot të tillë.
Njerëz të mirë e zemërbardhë,
plot motiv e dashuri.
 
Pra, ndriçoi rrugët e vendit tim,
pa frikë, e pa drojë ta rris krenarinë.
Në zemrat tona mbill besim e shpresë,
që vendi im të lulëzojë për jetë.
 
GJAKETA E VETMISË
 
Vetmia është si xhaketa e vjetër,
që e ruan me kujdes për ditë të ftohta.
E bukur nga jashtë, me ngjyra të lehta,
por si strehë e fshehur ku struket zemra.
 
E shikon çdo herë varur pas dere,
sikur të thotë kur më kërkon, jam këtu.
Kur shiu fillon dhe acari të ngrin,
ti e kërkon por nuk është aty.
 
Të ka lënë vetëm pa shpjegim,
në një botë ku heshtja nuk të ngroh.
Çdo kujtim bëhet një erë e ftohtë,
mbështjell me xhaketën e vetmisë,
që aspak s'të ngrohë.
 
14.07.2026