Melisa Rushiti - Nëna ime
Nëna ime, yll i ndritshëm,
Në qiellin tim me ngjyra të arta,
Me dashurinë tënde të pashtershme,
Më mban pranë, më udhëzon përpara.
Duart e tua, plot butësi,
Më përkëdhelin kur bota më trishton,
Në zemrën tënde gjej gjithmonë ngrohtësi,
Dhe fuqinë që çdo pengesë tejkalon.
Fjalët e tua, si melodi e qetë,
Më shoqërojnë në çdo hap të jetës,
Në çdo sfidë që jeta më sjell,
Ti je drita që më shfaq rrugën drejt së vërtetës.
Për ty, nënë, që më mësove të dua,
Në çdo varg e fjalë, zemra ime të këndon,
Sepse dashuria jote është si pranvera,
Që gjithmonë në shpirtin tim lulëzon.
Autore: Melisa Rushiti