MANIFESTIM TRADICIONAL - TAKIMET E REKËS SË EPËRME 2022 - RMV

MANIFESTIM TRADICIONAL - TAKIMET E REKËS SË EPËRME 2022
Më datë 07.08.2022 nga ora 11:00, në fshatin Rimnicë, Mavrovë dhe Rostushë, mbahet Manifestimi Qendror tradicional “Takimet e Rekës së Epërme 2022”. Ftesën për pjesëmarrje në këtë Manifestim kulturor e bënë Shoqata për Kulturë “Reka e Epërme” Gostivar. Manifestime të tilla të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë janë të mirëpritura gjithandej hapësirave shqiptare, ku shpalosen vlerat dhe traditat e kombit tonë.
Orfeu