FOTOEKSPOZITË - “GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTARËVE TË SANXHAKUT TË NISHIT”

FOTOEKSPOZITË - “GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTARËVE TË SANXHAKUT TË NISHIT”
FOTOEKSPOZITË - “GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTARËVE TË SANXHAKUT TË NISHIT”
 
Sot më datë 15 gusht 2022, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, u hap Fotoekspozita “Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit” – 144 fotografi në 144 vjetorin e dëbimit të popullatës shqiptare nga trojet e veta. Në hapje të Ekspozitës, për rëndësinë e ngjarjeve të atyre viteve dhe rëndësinë historike e fakteve tjera të paraqitura përmes fotografive folën: Akademik Prof.dr. Hakif Bajrami, Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Znj. Rozafa Kelmendi, anëtarja e Shoqatës së Muhaxhirëve Mbarëkombëtar, Znj. Esma Bunjaku, Udhëheqësi i Kompleksit historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Prof.dr. Parim Kosova dhe regjisori Dibran Fylli. Pjesëmarrës në hapjen e Fotoekspozitës ishin shumë figura të njohura të çështjes kombëtare, personalitete të jetës publike si; Mas. Jahja Lluka, Kryetar i Shoqatës për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, Mevlyde Saraçi, aktiviste nga Gjakova, Aktivistë të çështjes kombëtare; Emrush Xhemajli, Reshat Sahitaj, Përparim Uka e shumë të tjerë që e vizituan Fotoekspozitën...
Fotoekspozita mbetet e hapur për publikun prej 15-19 gusht 2022.
 
Orfeu