Kastriot Malo - poezi

Kastriot Malo - poezi
TË PREK ME ZEMËR.
 
Matanë malit ndodhesh ti,
të dy thërrasim një ëndërr,
nëse nuk arrij deri aty të vij, t
a dish që të prek me zemër.
 
Aty nis udhëtimin heshtja,
i lëndon dhimbjet e pritjes,
hyjnë e dalin brenda meje,
si troka kali gjurmët e ikjes.
 
Ti e di mirë legjendën e vjetër,
udhëkryqet e natës së Faraonit
flasim të dy me gjuhë të gurtë,
por zëri yt serish vjen prej honit.
 
Eci rrugëve të latuara të qytetit,
malli e nis për aty shtegtimin,
në të dy bërë shok me largësitë
prekim zemrat, prekim mendimin.