Jahja Lluka - NË PRITJE

Jahja Lluka - NË PRITJE
NË PRITJE
 
ditët dhe netët
më kalojnë në pritje...
pritje e pafund
me gjysmë fryme jetoi
pres e pres, e pres...
njerëzit shkojnë̈,
njerëzit vijnë̈
unë vetëm pres.
me duket se mbusha mijëra vite
më mbanë shpresa...
në vetminë e ftohtë tretem
sikur ta dije...
ah! një ofshamë
që më del nga shpirti
më vjen të mërzitëm
por...
nuk mundem.
i dehur nga gjithë kjo pritje
si një pacient kronik
më vije të bërtas
por s'kam as forcë, as zë
bota më duket së ka veshur
maskat e trishtimit...
diku larg
shumë larg je ti
unë këtu në dhomën pa dritare,
në dhomën pa liri,
i rrethuar me hekura
pranë kamë njerëz që nuk i njohë
nuk i di as kush janë
të gjithë presim pafundësisht
lirinë.