Intervistë me Francesca Gallello Gabriel Italo Nel Gómez
Nga Angela Kosta
Francesca Gallello Gabriel Italo Nel Gómez, sjell në panoramën italiane një perspektivë të re: të lexojë serialet aziatike si tekste komplekse, duke analizuar shkrimin, regjinë, simbolikën, fotografinë, aktrimin dhe ndikimin e tyre në shoqërinë globale.
Kjo intervistë rrëfen udhëtimin e saj, metodologjinë dhe arsyen përse serialet aziatike përfaqësojnë sot një nga gjuhët më magjepsëse për të kuptuar një botë në transformim e sipër.
Francesca Gallello Gabriel Italo Nel Gómez është romanciere, poete, skenariste, gazetare dhe kritike letrare italiane. Ajo i ka kushtuar mbi dyzet vite shkrimit, duke botuar romane, ese, përmbledhje poetike në italisht dhe në dialekt, si dhe romane historike dhe vepra eksperimentale.
Është ideatore e romanit të parë virtual Virtual Romance, themeluese e shtëpisë botuese Veliero, gruaja e parë në Kalabri që ka drejtuar një realitet editorial, dhe drejtoreshë e revistës ndërkombëtare Saturno Magazine, e cila ka tejkaluar mbi 800.000 vizitorë. Krahas shkrimit, Francesca ka krijuar markën e bizhuterive artizanale LEPPOLLINA – Piccole Gioie, e njohur për origjinalitet dhe vlerë artistike. Për këtë arsye, Akademia Tiberina e Romës e vlerësoi me titullin Mjeshtre Akademike.
Gallello ka bashkëpunuar me autorë dhe revista ndërkombëtare, duke e shpënë zërin e saj në mbi njëmbëdhjetë vende të huaja. Në vitin 2024 është përfshirë në Librin e Poetëve Ndërkombëtarë për Paqen në Botë si dhe është emëruar Ambasadore për Paqe. Në vitin 2025 përfaqësoi Italinë në Bangladesh dhe po atë vit bëhet anëtare e Këshillit Ndërkombëtar të Akademisë së Farsalës, në Greqi. Gjithmonë e vëmendshme ndaj gjuhëve bashkëkohore të narrativës, ajo ka futur në veprimtarinë e saj kritike, studimin e serialeve aziatike, duke i analizuar me metodë letrare dhe kinematografike.
A. Kosta: Shumë shpesh ju pyesin pse studioni Lindjen pikërisht përmes serialeve televizive. Çfarë u përgjigjeni?
Viteve të fundit kam vëzhguar një rritje të madhe në përfaqësimin e gruas: jo më si figurë dekorative, por si forcë rrëfyese, profesionale, emocionale. Ky, është një ndryshim kulturor që kalon edhe përmes fiksionit, dhe që meriton të analizohet me seriozitet.
E adhuroj Bong Joon-ho për aftësinë e tij për ta bashkuar socialen, shoqëroren me intimen. Në "Memories of Murder", ai nuk tregon vetëm një hetim: tregon brishtësinë e qenies njerëzore përballë të panjohurës e çdo detaj është një portë psikologjike.
Park Chan-wook, është një arkitekt i emocioneve. Në "The Handmaiden" sensualiteti është një frymë, një hije, një gjest që prek lehtë. Regjia e tij është një thurje tensioni dhe poezie.
Kim Ki-duk në Pranverë, verë, vjeshtë, dimër… dhe prapë pranverë më ka çuar në heshtjen që dëshiroj. Arti i tij nuk flet: ai merr frymë. Çdo imazh është një meditacion mbi dhimbjen dhe rilindjen. Lee Eung-bok është regjisori që më ka befasuar më shumë me delikatesën e tij, në Mr. Sunshine, e këtu dua të ndalem pak. Nga të gjitha veprat që kam parë, pak skena më kanë goditur si ajo e karameles në Mr. Sunshine. Nuk është një skenë mes dy protagonistëve, por mes protagonistes Kim Tae-ri dhe njërit prej rivalëve, Yoo Yeon-seok. Ai është në ballkon dhe e vështron teksa shijon një karamele. Një gjest i vogël, i përditshëm, pothuajse fëmijëror. E megjithatë, në atë gjest, regjisori ndërton një nga skenat më intime dhe më të fuqishme të të gjithë serialit. Më pas ai zbret, shkon tek shitësi, blen një qese me karamele dhe shijon njërën. Dhe në atë çast, pa një puthje, pa një prekje, pa një fjalë, ndodh diçka e madhe: joshja bëhet shikim, dëshirë e përmbajtur, dhimbje e ëmbël, pasion që nuk guxon të shpallet.
Në atë skenë pashë:
delikatesën e ndjenjave
forcën e dashurisë së pathënë
brishtësinë e një burri që dashuron në heshtje
poezinë e një gjesti që bëhet fat
mjeshtërinë e regjisorit në kthimin e një
karameleje në një tërmet emocional.
Është një skenë që nuk ka nevojë për kontakt fizik sepse është tashmë lëkurë, frymë, shpirt.
Dhe pikërisht ky është arti që unë dashuroj. Kjo është arsyeja pse bëj kritikë. Sepse dua të tregoj atë që ndodh mes imazheve, pas fjalëve, brenda personazheve.
Ky serial më prek sepse nuk e ekzagjeron dhimbjen: por e tregon me respekt, me vërtetësi, me atë delikatesë që i lejon shikuesit të hyjnë në histori pa vështirësi. Është një rrëfim që flet për guxim, për solidaritet femëror, për rezistencë të heshtur. Dhe konfirmon edhe një herë se sa mirë dinë serialet aziatike të trajtojnë tema të thella shoqërore me një ndjeshmëri që rrallë e gjej diku tjetër.
Francesca. G: Faleminderit juve Angela për intervistën dhe interesin.



Moderator 