Idriz Berisha - NGA TRASHËGIMIA KULTURORE

Idriz Berisha - NGA TRASHËGIMIA KULTURORE

NGA TRASHËGIMIA JONË KULTURORE

Kulla e Bekë Sylë Millakut Ujmirë

 

Kulla i përket fundit të shek. XIX dhe gjatë ekzistencës së saj ka pasur ndryshime në arkitektur varësisht nga rrethanat historike. Në fillim ka qenë e ndërtuar si kullë dy katëshe e veçuar nga pjesa tjeter e banimit. Pas Luftës së Dytë Botërore kullës i është shtuar edhe shtëpia e banimit me shtëpin e zjarrit dhe qileret.

Në aspektin historik kulla ka një rëndësi të veçantë, pasi ka qenë vatër dhe vendstrehim i forcave nacionaliste të kohës si: Sadik Rama, Imer Berisha, Marie Shllaku, Ukë Sadiku, Ali Meta etj. Për shkak të mbështetjës që i është dhënë forcave nacionaliste shqiptare, kulla gjatë historisë mese një shekullore është djegur granatuar dhe bastisur nga forcat serbe disa herë: gjatë kryengritjes së Kosovës të vitit 1919, në vitin 1945 nga forcat komuniste, në vitin 1954 nga UDB-ja e Rankoviqit dhe në luftën e fundit të UÇK-së është granatuar nga forcat serbe në vitin 1998.

Meqenëse kulla rrezikohej të shembej si pasoj e granatimit në luftën e fundit, me iniciativen e familjes është kryer restaurimi i saj në vitin 2018 duke ruajtur fasaden dhe tiparet e njëjta që kishte në të kaluarën.