Dr. Zbigniew Roth në 65-vjetorin e karrierës së tij letrare (shkruan Angela Kosta)
ZBIGNIEW ROTH POET, AUTOR DHE KOMPOSTOR ME 65 VJET KARRIERË
Si Anëtare e SAPS POLSKA - POLONI, i uroj nga zemra Dr. Zbigniew Roth Suksese dhe Urime në 65 - Vjetorin e karrierës së tij letrare dhe artistike.
Dr. Zbigniew Roth është poet bashkëkohor me përvojë të larmishme dhe punë krijuese prej shumë dekadash. Tashmë janë 65 vite veprimtari letrare, duke përfshirë këtu edhe 54 vite punë si kompozitor.
Unë quhem Zbigniew Roth dhe jam një autor, kompozitor dhe poet me disa dekada përvojë në shkrim. Ai ka filluar të shkruajë që nga viti 1957 dhe të kompozojë që nga viti 1968. Veprimtaria letrare dhe puna e vazhdueshme krijuese si në shkrime e ashtu edhe në kompozime i Dr. Zbigniew Roth - it bënë të mundur që ai të vlerësohet me shumë çmime të rëndësishme, duke përfshirë Titullin e Nderit: Doctor Honoris Causa pikërisht këtë vit (2023) në fushën e Letërsisë. Dr. Zbigniew Roth është Themeluesi dhe Presidenti i SAPS Polska (Poloni) dhe kjo bëri që ndër të tjera të merrte edhe titullin Dr. Ambasador nga Organizata Ndërkombëtare e Ambasadorëve të Paqes Al - Manara dhe nga Organizata Ndërkombëtare e Vullnetarëve të Kombeve në SHBA. Shpesh ai është pjesëmarrës në Mitingun Botëror të Poetit, dhe së fundmi ka marrë pjesë në Eventin Botëror të Poetëve me origjinë polake në Vilnius, (Lituani).
Poezia e Dr. Zbigniew Roth është poezi plot me surpriza. Ja ç'shkruan poetja kroate Jasna Gugić për vargjet e poezive të Dr. Zbigniew Roth:
Në poezinë e tij, duket se ndjenjat, të shkruara në strofa të lira, fshihen aty pranë. Së pari, në to shfaqet dashuria në të cilën subjekti lirik e do gjysmën tjetër dhe derdh mallin për të, duke pritur me mall të përvëluar. E gjithë kjo nënkuptohet nga këngët në të cilat mund të shohim problemet e vetmisë, vuajtjes dhe të keqes. Poezia e Dr. Zbigniew Roth është poezia e shpirtit të rendit më të arritur. Autori e bën lexuesin të kuptojë se çfarë ndjen në të vërtetë një person. Tregon mendime reale që çlirohen nga kafazi ku ndodhet trupi për t'i lejuar vetvetes të kapen nga poeti. Si poet i nivelit botëror, ai na servir atë që është më e vlefshme dhe e dëshiruar nga një lexues me përvojë. Një kapitull në dukje i veçantë në veprën e Dr. Zbigniew Roth është poezia me humor.
Poezia me humor është, në njëfarë kuptimi, marka e autorit, perceptueshmëria e të cilit, shoqërimet e veçanta dhe ilustrimi me fjalë të rrjedhshme, i japin lexuesit një përvojë të mrekullueshme. Poezitë e Dr. Zbigniew karakterizohen nga delikatesa dhe ndjeshmëria ndaj botës dhe realitetit që na rrethon. Vlen të theksohet veçanërisht ndjeshmëria e autorit ndaj fatit të njerëzve të varfër, personave me aftësi të kufizuara, fëmijëve dhe fenomeneve nga të ashtuquajturat margjina sociale. I mprehtë, brilant dhe me një ndjenjë largësie nga çështjet e përshkruara, autori i servir lexuesit botën e sotme plot tensione por edhe ato që rezultojnë të jenë relaksuese. Siç mund ta shihni, për një kohë të gjatë kjo i ka bërë autorit një grup të madh ndjekësish, lexuesish dhe adhuruesish të poezisë së tij.
Urime dhe Suksese të tjera Dr. Zbigniew Roth!!!
Me respekt Angela Kosta
Anëtare e SAPS POLSKA (POLONI)
Akademike, shkrimtare, poete, gazetare, përkthyese, Drejtoreshë e gazetës Dritare e Re - Nuova Finestra dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press.