KONGRESI I MANASTIRIT, I VITIT 1908 ISHTE KONGRESI I UNIFIKIMIT TË NJË ALFABETI TË GJUHËS SHQIPE
Njoftim
KONGRESI I MANASTIRIT, I VITIT 1908 ISHTE KONGRESI I UNIFIKIMIT TË NJË ALFABETI TË GJUHËS SHQIPE
Për nder të Kongresit të Manastirit që u mbajtë nga 12 - 20 nëntor 1908, Shoqata e Shkrimtarëve “ABC Poetike” nga Shkupi organizon Orën letrare me krijues nga e gjithë hapësira shqiptare, duke i paraprirë me pjesën skenike “KONGRESI DHE OPINIONI”, me skenar të Daim Hisenit e regji të Mejdi Alidema, ku interpretojnë: Elmira Rama, Jahja Lluka, Miranda Troçi, Rexhep Memedi, Adisa Ibraimi, Dibran Fylli, Merlinda Ibraimi, Daim Hiseni.
Manifestimi mbahet në Shtëpinë Muze në Manastir, më datë 20 Nëntor 2022, nga ora 12:00.
Orfeu (df)