Donatella Nardin - Biografia dhe cikël poetik (Përktheu A.Kosta)

Donatella Nardin ka lindur dhe jeton në Cavallino Treporti - Venezia (Itsli). Pas studimeve klasike, autorja në fjalë ka punuar në sektorin turistik me pozita të larta detyre si drejtuese.
E pasionuar gjithmonë pas leximit dhe shkrimit, veçanërisht pas poezisë, Nardin vendosi t'u japë dukshmëri shkrimeve të saj, që nga viti 2009 duke marrë pjesë në konkurse letrare me rezultate të shkëlqyera. Ka fituar shumë çmime dhe vlerësime (më shumë se 200, në kategoritë e ndryshme të konkurseve), si: Çmim të Parë, të Dytë dhe të Tretë, Çertifikata Nderi, Merite, Çmime speciale dhe Vlerësime nga juritë, si dhe disa klasifikime si finaliste.
Shumë poezi dhe disa nga tregimet e saj janë përfshirë në antologji të konkurseve letrare, në disa faqe online dhe në blogje letrare të dedikuara, në revista letrare, përfshirë edhe të huaja, në koleksione kolektive nga Shtëpi Botuese si: LietoColle, La Vita Felice, Fusibilia, Terre d’ulivi, Empiria dhe Fara Editore.
Në vitin 2014, nga vlerësim editorial i një konkursi, u botua nga Edizione Il Fiorino përmbledhja e saj e parë "Në pritje të qiellit" (Çmimi Giovanni Gronchi, Çmimi Cinqueterre Golfo dei Poeti, Çmimi Rivalta-Roberto Magni, Çmimi Leandro Polverini).
Në vitin 2015, gjithashtu për Edicionet Il Fiorino, u botua koleksioni i saj i poezive haiku "Arsyet e arit" (Konkursi Giovanni Gronchi, Çmimi special i Jurisë në Konkursin Letrar - në qytetin Arona).
Në vitin 2017, pasi u rendit mes fituesve të Konkursit “Pubblica con noi - Boto me ne”, u botua nga Fara Editore, libri i saj i tretë i poezive "Tokë e ujit" (i renditur në vendin e Dytë në Konkursin Città di Arona, Certificatë Merite në Konkursin Città di Copenaghen, Finaliste në Konkursin Letrar "Poet i rastit" dhe në Konkursin Michelangelo Buonarroti, Çmimi i Parë në Edicionin XXI të Konkursit Il Litorale, Çertifikatë Merite në Konkursin Poetika IV, në Konkursin Maria Cumani Quasimodo dhe Medalja Aurea në Konkursin Emozioni Poetiche).
Në maj të vitit 2018, në një bashkëpunim të kënaqshëm mes pikturës dhe poezisë, një përmbledhje e shkurtër e poezisë ekfrastike e saj, u përcaktua në forex dhe u ekspozua në ekspozitën “Mrekullitë e Lindjes”, përkrah pikturave të Mjeshtrit Luigi Ballarin, artist i njohur ndërkombëtar që ekspozon në shumë shtete të huaja dhe që punon ndërmjet Venecias, Romës dhe Stambollit.
Në shkurt të vitit 2020, sërish për Fara Editore, u botua libri i saj i katërt poetik me titullin "Rosa del battito - Trëndafili i rrahjeve ".
Tridhjetë poezi nga kjo përmbledhje, morën Çmimin Special të Jurisë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë: Besio, 1860.
Libri gjithashtu fitoi Çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë Mario Luzi 2020, e u rendit si Finalist në Konkursin "Tra Secchia e Panaro" ku u vlerësua me Çertifikatë Merite në Edicionin e 34-t, në Konkursin Lorenzo Montano, Anterem Edizione.
Në prill të vitit 2023, Fara Ed. botoi veprën "L'occhio verde dei prati - Syri jeshil i lëndinave" në edicion dygjuhësh (italiane-angleze) të redaktuar nga Ivano Mugnaini.
Përmbledhja u senjalizua në Konkursin Narrapoetando 2023 të Fara Ed., Certifikatë Ekselence në Konkursin Ndërkombëtar Città del Galateo-Antonio De Ferraris, Çmimi i Parë në Konkursin Artistik Letrar Il Sabato del Villaggio të Shoqatës Atlantide, Premio Il Plauso della Giuria - Duartrokitja e Jurisë për videopoezinë, Çmimi i Dytë në Konkursin Albiatum të Shoqatës Piero Gatti, Çmimi i Parë në Sez. Poesia onirica - Poezia onirike në Konkursin Leandro Polverini, Çertifikatë Vlerësimi në Konkursin Lorenzo Montano të Shoqatës Anterem, si dhe një Certifikatë speciale në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë The Alchemy of Poetry me vlerësim në Londër.
Në prill të vitit 2023, gjithashtu u botua, si në versionin e shtypur, po ashtu edhe në e-book, libri i saj i gjashtë "Il dono e la cura - Dhurata dhe kurimi", Aletti Ed., vepër poetike e cila është përkthyer në arabisht nga Profesori i Nderuar Hafez Haidar.
Në maj të vitit 2023, disa poezi të saj u përzgjodhën për t’u prezantuar dhe ekspozuar në ekspozitën Pro Biennale të Venecias.
Ekspozita, e organizuar nga Kuratori i Artit dhe shkrimtari Salvo Nugnes në Spoleto, në Pallatin Historik Rota Ivancich në Venecia, u hap dhe u komentua nga Vittorio Sgarbi e u vizitua nga shumë personalitete të botës së Artit, Kulturës dhe Institucioneve.
Në korrik të vitit 2023, disa poezi të Donatella Nardin rezultuan fituese në Sez. Poetry Collection Award dhe u recituan gjatë Festivalit të Letërsisë Zehng Nian Cup që u mbajt në Qytetin Quingzhou, në Shandog të Kinës.
Në dhjetor të vitit 2023, u botua “Infloriri de umbra - Fioriture d’ombra - Lulëzime hijesh” në versionin dygjuhësh italisht-rumanisht në serinë e kuruar nga Eliza Macadan për Editura Cosmopoli, Rumani. Kjo përmbledhje është e pranishme në Biblioteka dhe Institucione Kulturore rumune.
Në prill 2024, doli libri i tetë i autores Donatella Nardin, titulluar "Ixòe de aria - Isole d’aria - Ishuj ajri", një përmbledhje haiku në dialektin venedikas të ishujve Treportini, me përkthimin përkatës në italisht. Kjo vepër, u seleksionua në Konkursin Narrapoetando të Ed. Fara dhe fitoi Çmimin e Tretë (ish - aequo) në Konkursin Letrar Ndërkombëtar Città di Crucoli “Giuseppe Barberio”, me Përmendje speciale në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Ut pictura Poesis” të Shoqatës Irdi Destinazionearte. Nardin është shpallur finaliste në kategorinë dialektale në Konkursin Letrar Ndërkombëtar Poesia onesta të Shoqatës Versante.
Gjithashtu përmbledhje të shkurtra të autores, kanë fituar seleksione për vëllime antologjike “L’altra metà del cielo - Gjysma tjetër e qiellit” (Ibiskos Ulivieri Ed.) dhe “Distanze obliterate” (Puntoacapo Ed.) si dhe Çmimin e Poesisë Città di Mestre (Mazzanti Libri).
Për sa i përket jashtë shetit, një përmbledhje e saj e shkurtër, është e pranishme në Antologjinë dygjuhëshe italisht-polonisht Panta rei-Tutto passa, botuar në dhjetor 2024 nga Inspiracje-Ispirazione. Ky libër, i kuruar nga Izabella Teresa Kostka, mbledh lirikat e disa autorëve polakë dhe italianë dhe, i shpërndarë në Poloni, do të jetë i pranishëm në disa qendra kulturore dhe biblioteka rajonale dhe kombëtare, përfshirë Bibliotekën prestigjoze dhe historike Raczynski në Poznan.
Po ashtu, një kontribut poetik i Donatella Nardin është i pranishëm në antologjinë në spanjisht “Versos, palabras y emociones en la puerta del Sol”, botuar nga Edizioni Sigraf në dhjetor 2024, e kuruar nga Prof. Massimo Pasqualone e Prof. Elisabetta Bagli. Përmbledhja është prezantuar dhe do të shpërndahet në Madrid.
Përveç gjuhëve të përmendura më lart, disa nga tekstet e saj janë përkthyer në: anglisht, frëngjisht dhe spanjisht, ndërsa disa haiku, janë të përkthyera në japonisht, dhe janë botuar në revistën letrare Aoi, si dhe në Kokusai Haiku Kyokai.
Donatella Nardin bashkëpunon me realizime poezish, audiopoezi dhe disa tekste leximi në blogun letrar "Tra Cima e Fondo" dhe është ftuar të bëhet pjesë e Jurisë në disa Çmime Letrare të organizuara nga Edizioni Fara.
Vështrime dhe kritika leteare mbi krijimet e saj janë shkruar, mes të tjerëve, nga Nazario Pardini, Gian Ruggero Manzoni, Antonio Spagnuolo, Fernanda Ferraresso, Fabrizio Bregoli, Fulvio Castellani, Vincenzo D'Alessio, Carla D'Aronzo, Ivano Mugnaini, Renzo Montagnoli, Giuseppe Vetromile, Salvatore Cutrupi dhe Riccardo Deiana
TË PAKTËN PËR NJË ÇAST
Të paktën për një çast të ndiej
jetën që vrullshëm të zhysë
në dritë gishtat, e më pas të ngrejë
një këngë në kaltërsi.
Për një çast, akoma ta bëj të ngjitet
zemrën në buzë, aq sa të perceptoj
bukurinë e ndrojtur të krijuesit,
si dhimbje e pafajshme loti.
Midis zjarrit dhe gurit, për një çast
akoma të kthehemi, të jemi trup
i brumosur me diell dhe butësi
të pafundme, deri sa lehtë të përkulemi
drejt magjisë së tjetrit.
(Nga libri: "Syri jeshil i lëndinës - Fara Editore 2023)
ARTI I MUNGESËS
- Mungesa është një trëndafil i zbehtë
që i pamnbrojtur kapërthimin përforcon -
mendonte duke fshirë lehtë
trishtimin nga fytyra
dhe në të, e lagësht nga puthjet,
pritjen që ushqen e pretendon.
Por tashmë e dinte si të rrjedhë
ndër ditët dhe të mos zbardhet:
mjaftonte të gjakoste lehtë
alegritë e ëmbla që e bëjnë
më pak të ashpër mungesën.
(Nga libri: "Trëndafili i rrahjes" - Fara Editore 2020)
GRIMCA ELEMENTARE
Për çdo kalimtar, zbukurohet gjyshe Luisa
- rrallëherë
dhe e pa krahasueshme tashmë mes të kuqve
të lulëzuar në kopsht -
valë e kaltër zogjsh në festë
që me mençuri i mbështjell
tëmthat dhe buzëqeshjen.
Lulëzimi është goja.
Është më afër, është diçka kujtese
dhuruar qenies të sapo prekur,
mëmë përfundimisht tek i pastri burim,
që në ngrohtësinë e ajrit çurgon,
zëvëndësohet, përshfaqet.
Qoftë ky diell intim, i kthyer
në bukë dhe ledhatime, të rijapë frymën
dhe dritë e frymëmarrje
për rrahje të pafundme akoma.
(Nga libri "Trëndafili i rrahjes" - Fara Editore 2020)