Rami Kamberi - LIRIJE, MOJ MOTËR...

Rami Kamberi - LIRIJE, MOJ MOTËR...
LIRIJE, MOJ MOTËR...
 
Lirije, moj motër
Të pashë e zanin ta dëgjova, ishe malësore
Syzanë në votër
Nur Shkodre, Rozafa, ballë i tokës arbërore
 
Si zjarri i shkulit të Sharrit, flakërove nëpër stuhi
Me dritën e diellit, dalë nga sytë e shpirtit atdhe
Shpërtheve si llavë vullkani, në vargje e në poezi
Me fjalën e parë, kur më the: vëlla, ja ku më ke
 
Lirije, moj motër
Të pashë e zanin ta dëgjova,
ishe si e imja poezi
Syzanë në votër
Nur Shkodre,
Rozafa,
fustanellë e tokës Shqipëri