PAK HISTORI NGA RADIO MINATORI
Radio Minatori, filloi me transmetimin si radio në internet, me datën 28 Nëntor 2023
Vetë emri Radio Minatori, është një emër që ka një domethënie të veçante në jetën tonë!
Ne e emërtuam pikërisht këtë emër sepse babai ynë, Ferat Dobraj, ishte një prej mijëra minatorëve, i cili 50 vite nga jeta e tij, ia fali nëntokës, duke u vetë sakrifikuar e vetëmohuar së bashku me shokët e tij, në kërkimin e mineraleve të ndryshme deri tek floriri.
PAK HISTORI NGA MINIERA E TREPÇËS.
Miniera e Trepçës është e vendosur në një fshat të vogël në Mitrovicë. Kjo minierë ka një histori të pasur minerale e cila daton që nga periudha romake, (bazuar në një dokument të gjetur në arkivin e Dubrovnikut të vitit 1303). Shfrytëzimi rreth prodhimit të minierës filloi në vitin 1927 nga një kompani e Londrës, dhe Trepça shumë shpejt u bë një shtyllë industriale kryesore për ekonominë e Kosovës. Prodhimi i rregullt filloi në vitin 1930. Në shkurtin e vitit 1989, u njoh Greva e Përgjithshme e minatorëve të Minierës së Trepçës, për mbrojtjen e të drejtave të Kosovës. Në histori, ende sot, kjo njihet si lëvizje që ia drodhi themelet shtetit të Jugosllavisë.
Ne, pasardhësit e minatorit të përjetshëm, bijtë e tij: Fatmiri, Mendiu dhe Iliri, vendosëm që në shenjë kujtimi ndaj babait tonë Ferat Dobra si dhe të gjithë minatorëve të tjerë, t'ia lëmë emrin radios tonë, Radio Minatori.
Ashtu si minatori ka për detyrë tërë jetën të kërkoj minerale sa më të çmuara, ashtu edhe kjo radio ka mision të kërkoj, të gjejë, të zbuloj dhe të promovoj vlera të mirëfillta nga çdo fushë e jetës. Këtë emër jemi të obliguar ta lartësojmë, ngremë, ruajmë dhe t'i japim çdo gjë me vlerë si profesionale, kulturore, shpirtërore, etike, e jo vetëm, por duke filluar edhe nga skuadra udhëheqëse, dëgjuesit, bashkëbiseduesit.
Nismëtar i themelimit të radios ishte vëllai ynë i vogël, Fatmiri.
Idenë e tij e përkrahëm edhe ne dy vëllezërit e tjerë, Fatmir Dobraj Drejtues i radios dhe Mendi Dobraj Menaxher, dhe Iliri realizues.
E filluam nga zeroja dhe po ngrihemi dalëngadalë të sigurt, duke shtuar besimin, kualitetin, vlerën dhe gjithashtu duke shtuar dëgjues nga të gjitha trevat shqiptare.
Fillimisht i falenderojmë për angazhimin e madh profesional dhe jo vetëm, ashtu sikurse Ilirin nga Studio qëndrore në Suedi.
Çdo ditë e më tepër ne po rritemi në vazhdimësi. Radio Minatori arriti marrëveshje bashkëpunimi duke sjellur në radio, moderatoren e deritashme, me zërin e saj emblematik, të pazëvendësueshme, znj. Evi, nga Tirana.
E ardhur si moderatore tek ne, ajo solli një frymë krejt tjetër në radio Minatori!
Evi në bashkëpunim me Kushtrim Azemin sollën emisione të drejtpërdrejta të realizuar teknikisht dhe profesionalisht nga Kushtrimi, djali i pakursyer jo vetëm në mirëmbajtjen e radio Minatorit por edhe në shumë prurje të reja të tij.
Evi dhe Kushtrimi janë duke bashkëpunuar për të sjell prurje te reja në emisione dhe jo vetëm...
Përgatiti: Angela Kosta Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese