Së shpejti libri dokumentar i Ismail Sejdiut
ZAHIR PAJAZITI-NJERIU QË NISI NJË LUFTË
Në vend të hyrjes
NË KUJTIM TE HEROIT TEKOMBIT DHE KOMANDANTIT TË PARË TË UCK-së
Komandantit dhe shokut tim më të ngushtë Zahir Pajazitit, të cilit përsonalisht i jam borxhli që ta pasqyroi veprimtarin e tij në partit politike të kohës si dhe në themelimin e Ushtris Clirimtare të Kosovës, andaj vendosa që në këtë libër dokumentar, t’i evidentoi disa nga veprimtaritë e tij kombëtare e patriotike, duke i ilustruar ato me fotografi, dokumente e faksimile të gazetave të kohës, si dhe duke i rikujtuar disa nga akcionet e armatosura kundër okupatorit serb, që Zahir Pajaziti me shokë i zhvilloi, deri sa ra heroikisht për të mos vdekur kurrë. Ai mbeti fanar i pafikur lirie, dritë e cila sot po shnëdritë në themelet e shtetit të Kosovës...

BALLABANI VENDELINDJA IME
Qysh ne fëmijëri isha i interesuar të dëgjoja fjalët që fliteshin nëpër oda burrash, fjalë pleqësh që flisnin për kohët e vjetra, për trimat e kohës dhe bëmat e tyre, për ngjarjet historike që e kishin përcjellur popullin tonë ndër shekuj, për vuajtjet e shqiptarëve nga regjimet e ndryshme, që nga koha e sundimit otoman, pastaj për luftërat që ishin zhvilluar në Kosovë, për sistemet e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene, për Luftën e parë dhe të dytë botërore, për luftërat dhe rezistencën e kaçakëve kundër pushtuesve, për muhaxhirët e shumë ngjarje tjera, të cilat, tek i dëgjoja edhe i përjetoja në shpirtin tim si tragjike.
Nuk kanë thënë kot, se kullat dhe odat shqiptare kan luajtur një rol të rëndësishëm jetësor. Ato, përveç se kanë shërbyer për pritjen e mysafirëve, kanë qenë edhe Vende për Tubime pleqësh (për meshlise), Salla për pajtim gjaqesh, kanë shërbyer edhe si Shkolla e deri edhe Akademi ushtarake, prej ku janë ushtruar të rinjt për përdorim armësh.
Më vonë, në shkollë mësova edhe nga historija se paraardhësit tanë, ilirët, ishin të parët në Ballkan, pastaj mësova për pushtimet romake e bizantine e deri të pushtuesit më të rinj që të gjithë kishin lakmuar territorët tona, duke shkaktuar luftëra e duke na dëmtuar si popull...