Agim Zeka - Poezi (redaktoi Angela Kosta)

Agim Zeka - Poezi (redaktoi Angela Kosta)
DENBABADEN NË MËMËDHEUN TIM 
 
S'ka ma t'bukur në këtë botë 
Shpirti m'freskohet, 
zemra m'knaqet në këtë tokë 
Në këtë tokë të bekuar 
Zoti ne na ka dhuruar 
Ditët ikin shpejtë si lumi 
Me zemër t'plagosur 
Largohem si pllumi 
K'tu dua të rri, dua të qëndroj
Zgjidhje tjetër s'kam 
Prap atje më duhet të shkoj.
Ky mërgim i mallkuar 
Plagë e vjetër e pashëruar 
Kur vjen koha jetë me ndrru 
I qetë dua në Mëmëdhe me pushu 
Kur vjen koha jetë me ndrru
Dervish Shaqa ka me k'nu 
Moj Shqipni mos thuj marova
Shqiptaria s'mbaron kurrë 
Krenari mbi Flamur 
Mbi Flamurin kuq e zi 
Dem baba dem deri n'përjetësi!
............................................................

Redaktoi: Angela Kosta