AKTIVITETE DITORE

AKTIVITETE DITORE
AKTIVITETE DITORE
 Sot ishte një ditë e ngjeshur me aktivitete ditore në Republikën e Maqedonisë. Kishim të caktuar terminin e premierës së filmit dokumentar “Hasan Prishtina, Ideolog i çështjes kombëtare”, në Gjimnazin “Ismet Jashari” në Likovë, por fillimisht ndaluam në Shkup, në Komunën e Çairit, për ta njoftuar Kryetarin e Komunës për aktivitetin e 10 Prillit 2023, me ç’rast kjo komunë do të nderohet me Çmimin “Hasan Prishtina”, pastaj vazhduam takimin e radhës në Komunën e Haraçinës, ku u takuam me Kryetarin dhe e njoftuam së më 10 Prill 2023 kjo komunë do të nderohet me këtë çmim. Pastaj vazhduam sipas agjendës në Gjimnazin e Likovës, ku u pritem nga Drejtori i kësaj shkolle dhe më pas nga ora 12:00 u shfaq premiera e filmit dokumentar pra gjimnazistëve dhe stafit të Gjimnazit “Ismet Jashari”, duke vazhduar në përurimin e dy veprave letrare të autorit Nehat Jahiu në Likovë dhe takimin me Kryetarin e Komunës për ta njoftuar për eventin e 10 prillit ku edhe kjo komunë do të nderohet me Çmimin “Hasan Prishtina”
Nikoqirët i falënderojmë për pritje vëllazërore, krejt shqiptarisht!