Viola Fusha dhe arti i saj pamor (Përgatiti A. Kosta)

Viola Fusha dhe arti i saj pamor (Përgatiti A. Kosta)
VIOLA FUSHA
 
Viola Fusha ka lindur më 1 maj 1971 dhe mbaroi shkollën e mesme në vitin 1989. 
E apasionuar pas artit që në moshë të vogël, ajo filloi ta përdorte artin e saj në pikturat me lule. Pas rënies së komunizmit, Viola u transferua në Itali, ku pati mundësinë të zhvillonte pasionin e saj për artin, duke studiuar që në vitin 1994 si artiste autodidakte. Më pas, ndoqi një kurs pikture për një vit rresht në LABA në Brescia të Italisë dhe mori mësime nga artistë të ndryshëm të zonës.
Disa nga pikturat e saj janë përfshirë në katalogë të shumtë (nga 2020 - 2023) të komentuara nga kritikët e artit. 

Më poshtë po ju paraqesim listën e ekspozitave kryesore në të cilat Viola Fusha ka marrë pjesë: 
 
2016 – FeminArt, Gardone Val Trompia (BS) 
2017 – FeminArt, Gardone Val Trompia (BS) 
2018 – Lorrach, Gjermani 
2019 - Sarezzo (BS) 
2019 - Villa Carcina (BS) 
2020 - Ekspozitë kolektive, Romë 
2021 - Ekspozitë kolektive me Shoqatën Phaos, Bergamo 
2022 - Konkursi i artistëve të Bergamos 
2023 – Konkursi i Artistëve të Bergamos, fituese e çmimit në vendin e 3-të 
2023 – Ekspozita Kolektive Bergamo dhe Torino