ANTONIO LIMONCELLI DHE ARTI I TIJ UNIVERSAL E KONCEPTUAL
Antonio Limoncelli ka lindur në Capo d'Orlando në vitin 1956. Biolog dhe gazetar, nxitës i introspeksionit, poet dhe artist shkruan që nga viti 1970 dhe pikturon që nga viti 1975.
Piktura e tij është: konceptuale, qelizore, radioaktive.
Në vitin 1984 ai shkroi librin e tij të parë "Potere d'ingresso" dhe një vit më pas Discussando l'origine d'una possibilità per diversizzare il conattasi - Duke diskutuar origjinën e një mundësie për t'u diversifikuar.
Në vitin 1989, Antonio botoi librin e tij të parë: Ultimo libro (Ferma nella mente) - Libri i fundit - I Palëvizur në mendje. Që nga viti 1994, Antonio bashkëpunon me revista të ndryshme ku ka botuar shumë ese.
Gjithashtu, Antonio është i pranishëm në antologji të shumta.
President i Shoqatës "il Rabdomante", Antonio merret me artin dhe komunikimin.
Ai ka organizuar dhe ka qenë i pranishëm në shumë ekspozita kolektive të pikturës si dhe katër ekspozita vetjake:
- Universe dhe Mendje (2019)
- Kalime dhe pejsazhe (2020)
- Bazaar (2022)
- Të pezulluar (2024)
Botimet e tij të fundit janë romanet autobiografike:
Duedime - Fëmijëria - 2022)
Duedime - Adoleshenca (në kërkim të të tjerëve - 2022)
Duedime - Adoleshenca (në kërkim të vetvetes - 2023)
Së shpejti do të publikohet: Duedime - Rinia (Milano dhe rrethinat)
Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese