PRIZRENI I LIDHJES-LIDHJA E MBYLLUR!

PRIZRENI I LIDHJES-LIDHJA E MBYLLUR!
PRIZRENI I LIDHJES - LIDHJA MBYLLUR!
 
Në qytetin historik të Prizrenit, më 2.08.2024, në ora 17:05,  me një grup shokësh (12 veta) që udhëtuam nga kryeqendra e Republikës së Kosovës, deshëm që vizitën e parë ta bëjmë në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sepse të vizitohet Prizreni e të mos vizitohet, apo thënë më mirë të mos fillohet aty, nuk mund të thuhet së ke bërë vizitë në qytetin historik të Prizrenit, por, aty hasem në dyer të mbyllura me dry, askush brenda dhe një tabelë në derën e hyrjes ku po shkruante:

Duhet cekur se, ata pak minuta sa qëndruam duke e shikuar objektin nga jashtë, me dhjetëra vizitor vendor e të huaj, vinin e ktheheshin të zhgënjyer, duke kritikuar për këtë vendim që kishin marrë organet drejtuese të kompleksit apo ministria (një dreq e di se kush!?).
Tani kur në Prizren fillon dokufesti, dihet së edhe numri i vizitorëve shtohet dukshëm, kurse Kompleksi i Lidhjes mbyllet në kohën më të përshtatshme për ta vizituar!

Urojmë që kjo nuk është e qëllimshme, sepse është e dëmshme dhe vendim i pamatur. Aty, pra në Kompleks të Lidhjes tregohet pjesa më e rëndësishme e historisë tonë. Po e citoj një fjali të një vizitori të huaj, i cili e tha para derës së Lidhjes, duke e shikuar derën e mbyllur:
“Prizreni i lidhjes - Lidhja e mbyllur!”.