FESTË LIBRI...
Këto ditë vere, në Vushtrri, në një takim vëllazëror e miqësor, me kafe, biseda dhe shpalime e shkëmbime librash të rinj, që, miku im i çmuar, Prend Buzhala, për të tilla raste, gjithsesi të thoshte: Festë libri!
Dhe, plotësisht me vend, botimi i çdo libri, është festë e shkuar feste!
Lagush Poradeci thoshte: “Qëllim i artit është të japë gëzim estetik, po këtë gëzim e ndjen ai që është i përgatitur për ta ndjerë”.
Kështu, brenda këtyre muajve të verës, dolën nga shtypi librat:
Hazir Mehmeti “Aktivitete letrare në Austri”,
Galip Avdiu “Gjimnazi i Vushtrrisë 1963-2020” dhe
Bedri Tahiri “Qëmtime letrare” e “Kohë ethesh”.
Të tilla festa paçim gjithmonë!