Vanesa Redgrave - Fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99”

Vanesa Redgrave - Fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99”
Fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99” - Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe
 
TYMI I CIGARES SHKRIHET ME TYMIN E LUFTËS
 
Vanesa Redgrave
 
Ishte viti 1998. Po pija kafenë e mëngjesit dhe po shfletoja shtypin. Në një faqe gazete me bie në sy titulli: "Përjetuar kemi pesë luftëra të mëdha, por luftë më të ndyrë se kjo e Serbisë në Kosovë nuk kam parë" -thotë Sadria Guri nga Mitrovica, që valët e luftës e kanë përplasur në kampin e refugjatëve në Çegran pranë Gostivarit.
Mediat botërore raportojnë masakra të paramilitarëve serbë të ndihmuar nga policia dhe tërë formacionet ushtarake të Serbisë.
-Pamje të rënda vrasjesh e gjakderdhjesh mbi popullatën e pambrojtur.
Masakrohen gra, pleq dhe fëmijë vetëm pse kanë lindur shqiptarë.
-Skena masovike shpërnguljesh para forcave kriminele që djegin dhe vrasin masovikisht. Një popull i tërë po shpërngulet vetëm për të shpëtuar jetën.
Athua po përsëritet eksodi biblik?
-Si ambasadore UNICEF-it, bashkë me Mikun tim aktorin yll Roger Moor u nisëm për vizitë kampeve të refugjatëve në Stenkovc dhe Çegran -Fyrom. Atje na shoqëruan dy aktorë shqiptarë:
Xhevat Limani nga Shkupi dhe Enver Petrovci nga Prishtina.
-Ishin çaste të rënda, veçmas shfaqjet për fëmijët e traumatizuar nëpër kampe refugjatësh...