NJË VIZITË MBRESËLËNËSE

NJË VIZITË MBRESËLËNËSE
Nga Art Galeria në Dobërdol
 
NJË VIZITË MBRESËLËNËSE
 
Pasi kaluan dy muaj nga operacioni në zemër i Akademik piktor Idriz Berishës, operacion ky i kryer me sukses në QKUK-Kardio Kirurgji nga kardiokirurg specialist Dr. Endrit Shala e Dr. Rifat Ibrahimaj me ekip, me ç’rast edhe ne Ekipi redaktues i Orfeu.AL, në emër edhe të z. Idriz Berisha i falënderojmë ekipin mjekësor për përkushtimin e tyre për shërimin e piktorit, artistit, poetit e kolegut tonë Idriz Berisha.
Këto ditë, ish kolegët e DKRS-së ku Idrizi punoi 20 vjet, të prirë nga drejtoresha Fatjona Gashi, Prof.dr.Kujtim Millaku, Kristina Lazri, Mujë.Gashi, Elmi Berisha, Liridon Haxhaj, Rexhe Buqani e Taulant Berisha, vizituan kolegun e tyre në shenj urimi e mirëseardhjeje. Emocionet nuk munguan, ata më pas vizituan edhe Art Galerinë e Idrizit ku shprehen admirim për krijimtarinë e tij në pikturë për këto vite të vrullshme të pasluftës(1999-2022).
Art Galeria e Idriz Berishës, në çdo kohë është e hapur për aktivitete kulturore e vizita pune.
 
Orfeu