Miranda Troci Derti

Miranda Troci Derti
GRUAJA E HEKURT!
(elegji atdhetares Flora Brovina )

Nën dhimbjen e një kombi që deshi lirinë.
Ajo buzëqeshi hekurave të tradhtisë.
Duar artë shpirt qëndrëstar shëroi plagë trimërie.
Në sytë e shkinave tortura maltretime.

Përse heroinat i përndiqte shkina.
Në burgje e dhomat e zeza të regjimeve barbare.
Heroinë e kombit Flora Brovina.
Nën mantelin e lirisë e tokës dardane.

Nën qerpikun e saj tē patrembur kullonte lutë për vatan.
Hordhitë e donin të vdekur por lirinë s’ia vranë.
Ajo grua e hekurt që hekurat hëngri me dhëmbë.
Ajo ishte dëshmi e gjitha fakteve e gjallë.

Agimet e lirisë priste si fëmija qumshtin e nënës.
Zgjimet e errëta prapē e fortē buzëqeshur .
Historia s’përsërit të dytë shekujsh nē radhē.
Itakē hyjnore e trojeve amëtare.

Dhimbjen e atdheut mposhti buzëgaz.
Gjakun e vëllezërve lau me kokën lart.
Grua e hekurt armikut thonte " Mat e Ç.mat.
As me hu as me litar s’iu mat dot durimi.
Robina të robëruara në skutat e regjimit.

Rrëfimet e sajë të djegnin edhe ashtin e gjallë.
Nëse s.flisje gjuhën e tyre rrjepeshe mish e palcë.
Detyrimit të mohimit atdheut qëllimi tyre barbar.
Heshtja në mos bindje përfundoje në litar.

"Qumësht i thartuar" thoshte heroina iu thirrja.
Pështymat e gjakut në fytyrë më thaheshin përditshmëri.
Me flokët e shkulura në ditët me thinja.
Durimi dhe masakrat kishin njē emër "Atdhe dhe liri"

Ti ike në amsh pa e ditur se vëllezërit tanê u dënuan.
Ty ishe dëshmi e masakrave gjakatare.
Në çekiçët e korruptuar të shitur u flijuan
Prangat e padrejtësisë shqiptarin gjykuan .

Miranda Troci Derti
Reç Dibër!