Mark Simoni - FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I POEZISË, GJAKOVË, 2023

Mark Simoni - FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I POEZISË, GJAKOVË, 2023
FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I POEZISË
                 GJAKOVË, 2023
 
Shkruan Mark Simoni
 
Në Festivalin mbarëkombëtarë të poezisë mbajtur në Gjakovë,  më 28.08.2023
(Një nga manifestimet më serioze dhe të bukur të poezisë),
Unë Mark Simoni, Kryetar Jurie, i ndihmuar dhe nga profesionalizmi i anëtarëve të tjerë të Jurisë: Mevlyde Mezini Saraçi, Prof. Muhamet D. Rugova,  Hysen F. Ibrahimi, Eli Kanina, mes shumë krijimeve të mira, vlerësuam si vijon:
Çmimi i parë Osman Goranci
Çmimi i dytë Anila Qirjazi Mihali
Çmimi i dytë Dibran Fylli
Çmimi i tretë Flora Peci
Çmimi i tretë Kujtim Morina
Çmimi i tretë Fjolla Agusholli
Çmimi i jurisë Kaltrinë Uka dhe
Çmimi i publikut Ymrije Beqiri
 
Me këtë rast falënderoj Presidenten e këtij Festivali, të nderuarën Mevlyde Mezini Saraçi për besimin që më dha për të drejtuar jurinë, por mbi të gjitha për punën e saj të jashtëzakonshme, vullnetin për ta mbajtur ndezur Festivalin e Gjakovës, këtë Flakadan të poezisë shqipe...