Letizia Caiazzo (Përktheu Angela Kosta)

Letizia Caiazzo (Përktheu Angela Kosta)
CIKËL POETIK NGA LETIZIA CAIAZZO - ITALI 
 
Artistja, poetja dhe eseistja Letizia Caiazzo, prej vitesh ka ushqyer gjithmonë pasionin për artin, të cilin e ka shpërndarë, si pedagoge, tek brezat e rinj. Pas studimeve të shkollës së mesme në "Institutin Santa Dorotea në Napoli", mori Diplomën Akademike në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Universitetin "Federico II" të Napolit. Shumë e vëmendshme ndaj shprehjeve të ndryshme artistike, Caiazzo ka eksperimentuar me teknikat nga më të ndryshme, duke e ushtruar artin edhe edhe në Cyberpikturë. 
Ky rrugëtim eklektik dhe shumëdimensional, i ka mundësuar dhe vazhdon t’i mundësojë, të jetë protagoniste e ekspozitave të rëndësishme dhe katalogëve të artit, si dhe të jetë organizatore dhe bashkëpunëtore e ekspozitave dhe eventeve me publikime të larmishme, për promovimin e: Artit, Letërsisë, Paqes dhe Solidaritetit. 
Veprat e saj të artit ndodhen në muze, galeri e koleksione private dhe publike, si në Itali po ashtu edhe në vende të tjera të huaja.

  Po ashtu, të shumta janë edhe veprat e saj letrare, ku, vetë ajo apo në bashkëpunim me autorë të tjerë, ka dëshmuar se është një poeteshë e vlerësuar shumë herë në Itali dhe jashtë saj, pasi është në gjendje t'i emocionojë lexuesit me vargjet e saj, thurur nga tema të ndryshme, duke filluar nga dashuria deri te një erotizëm i pastër, nga pamjet natyrore deri tek një angazhim i duhur dhe shembullor shoqëror.
 
DËSHIRË PËR PAQE 
 
Këtë dëshirë për Paqe që nuk më jep qetësi
ndjej në vetvete  
dëshirën për Paqe si ajri që thith,  
e fortë ndihem për të të dëshiruar me të gjitha forcat e mia Paqe,  
një Paqe që kalon kufijtë e kohës dhe të hapësirës,  
që përqafon diversitetet dhe ndihmon ndërtimin e urave ndërmjet shpirtërave.  
Një paqe që tingëllon në zemrën e çdo qenieje njerëzore,  
që përkëdhel mendjet me ëmbëlsinë e një agimi të gëzueshëm 
jo vetëm ëndrra që treten, 
por aksione që marrin formë,  
me gjeste të sjellshëm dhe zemra të hapura, 
këtë rregull ndërtojmë.  
Të dëgjojmë pa gjykim, të përqafojmë pa frikë,  
t'u ofrojmë ndihmë atyre që janë në vështirësi, 
ky është shtegu, kjo është kura.  
Mbill një pemë në një tokë të thatë, 
buzëqeshi një të panjohuri në rrugë,  
ktheji fjalët në veprime, 
kjo është Paqja që rrugëton. 
Një paqe që ndriçon udhën drejt një të ardhmeje  
ku mbretëron vetëm harmonia, 
kuptimi, vëllazëria.
 
NOSTALGJIA
 
Në breg të detit  
në pafundësinë e dallgëve, të kujtoj,  
akoma përjetoj,  
tonin përqafim.  
 
Por gjithçka zhduket  
me perëndimin e diellit,  
mbetet vetëm zbehja
e refleksit të dritës së muzgut.
 
Shumë nostalgji për ty, 
për buzëqeshjen tënde  
që zemrën ende ma ngroh  
edhe pse nuk je...
 
PËRSËRI NJË AGIM
 
Përsëri një agim, përsëri një zgjim 
pa të pasur pranë, vetëm një boshllëk i madh.
Një kafe e pirë në heshtje vetmie 
një kujtim yti, i ëmbël në mendje. 
 
Hija jote më mbështjell, shoqe besnike  
përherë e pranishme, kurrë nuk humbet.
Më prek, më flet, më ndihmon  
është një Dritë e rrugës sime. 
 
Agimi pëshpërit dhe bota zgjohet ngadalë  
por mungesa jote si një histori misterioze mbetet 
që e paharrueshme në mendimin tim përkundet 
flet për ty në qetësinë e mëngjesit...
 
Përktheu: Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese