UDHËS PËR GJERMANI
-Nipit tim JON TAHIRAJ-
Udhës për Gjermani Jon
A bëre shurr mbi Beograd
Se njelmishtë i nginë ata
Më tarabuka ngjit
Jo më larg së në hava
Gjithçka fashitet
Dhe ngritur më bela.
E di se rruga është larg
Tepër e mundimshëm
Për ty njomëzak
Por një mësim i mirë
Ja vlen më tepër
Se një gur xhevahir.
Tash kur zbret të babi yt
dejtë e ballit,
Çelën
Dhe e harron lodhjen
Dhe rraskapitje e autobusëve
Somnambul
Por mos harro Bulecin
Ti je arkitekti ardhshëm
Ta stolisur vendlindjen
Dhe duaje më zemër atdheun
Se të bekon dhe ndoshta të nëmë