Isida Dervishhasani, poezi

Isida Dervishhasani, poezi
MONEDHA
 
Monedha qe ju hidhni
mbi timen karrocë,
s’është tjetër
veçse këmbë
qe më shkel.
 
Petkat qe kam veshur,
po t'i shikoni
tek një vashë “normale”,
ju me siguri do t'i thoni,
“Yll e pjeshkë”.
 
Po si e ndërton jetën
një zog pa krah
në këtë qytet,
kur ai e trajton
veç si lypës,
e asgjë tjetër.