HAMDI KACI - ALBANIA
Hamdi Kaci lindi në Borje - Lurë (Dibër) më 04 shkurt të vitit 1948.
Në vitin 1967 kreu shkollën e mesme artistike në Liceun Artistik”Jordan Misja”, në Tiranë.
Në Shtator të vitit 1967 - në korrik 1972, kreu arsimin e lartë në Akademinë a Arteve, dega pikturë.
Hamdiu punoi një vit në Liceun Artistik të Tiranës si Pedagog i pikturës.
Për nëntë vite rresht, nga viti 1973 - 1982 ka qenë piktor në repartin e pikturës në Dibër.
Nga viti 1982 -1993 ka qenë pedagog në Shkollën e Mesme Pedagogjike në Peshkopi për lëndët artistike.
Nga viti 1993 - 2000, ka punuar pedagog i pikturës në shkollën e mesme artistike në Peshkopi.
Gjatë gjithë jetës në arsim, ka kontribuar për përgatitjen e mësuesve pedagogjikas ashtu sikurse edhe ato piktor, në shkollën e mesme artsitike.
Hamdiu ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat dhe konkurset kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë viteve 1973 - 1990, si në: Dibër të Madhe, Mirditë dhe Jugosllavi.
Hamdiu mban titullin:
- ”Personalitet i Shquar i Kulturës“, akorduar nga Akademia e Artit Shkencës dhe Letrave (Mirdita, 2022)
- “Krenaria e Artit Dibran” nga Bashkia Dibër.
Hamdiu është organizator dhe pjesëmarrës në disa koloni kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ai ka disa vepra në fondin e galerisë Kombëtare, ndërsa në fondin e tij ka dhjetëra vepra të gjinive të ndryshme: kompozime, portrete, peizazhe, grafik...
Edhe pse në pension, Hamdiu punon ritmikisht kundrejt realizimeve në fushën e artit.
Përgatiti Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese