Faik Skopeci dhe arti i tij pamor (Përgatiti Angela Kosta)

Faik Skopeci dhe arti i tij pamor (Përgatiti Angela Kosta)
FAIK SKOPECI
 
Faik Gani Skopeci lindur më 5 prill 1967 në Prrenjas të Librazhdit. Arsimimi: 1982 - 1986 ndoqi shkollën e mesme bujqësore "Arif Kuka", Karkavec, Librazhd. 1987 - 1991 vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë të Oficerëve, Tiranë. Në karrierën ushtarake 22 vjeçare ka kryer detyra të ndryshme në strukturat e Forcave të Armatosura. Në periudhën qershor 1991- Mars2 002 ka kryer detyra të ndryshme në specialitetin e xhenios si; komandant toge, komandat kompanie, specialist për stërvitjen në batalion xhenier. Në periudhën Mars 2002 deri në përfundimin e karrierës ushtarakeorrik Korrik 2013, ka kryer detyra në fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak dhe të informimit publik ku ka dhënë kontribut për promovimin e imazhit të strukturave të Forcave të Armatosura ku ka shërbyer. Krijimtaria Artistike Piktura është pasioni i tij.
Ai filloi të pikturojë, kryesisht peizazh, në vitin 1997 me teknikën e vajit.
Shtator 2000 përuron ekspozitën e parë vetijake në qytetin e Laçit.
Në tetor 2000 ekspozita u rihap në Qendrën Kulturore të Forcave të Armatosura, Tiranë.
Maj 2001 Ekspozitë vetijake në Shkollën Ushtarake të Xhenios në Izmir të Turqisë, me vepra të krijuara gjatë periudhës së studimit shtatë mujore në fushën ushtarake këtë shkollë.
Në nëntor 2012 mori pjesë në ekspozitën e përbashkët me pjesëmarrjen e krijuesve ushtarakë të hapur në Qendrën e Kulturës të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Nga viti 2003 deri në vitin 2012 ka bashkëpunuar me shtypin ushtarak ku ka botuar artikuj informues mbi veprimtarinë e Brigadës së Xhenios dhe Komandës Mbështetëse.
Bashkëpunoi me sektorin kinematografik në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes për krijimin e dokumentarëve mbi veprimtarinë e Brigadës Xhenios dhe Komandës Mbështetëse.
Maj 2004 merr pjesë në përgatitjen e ekspozitës fotografike "Pranë Komunitetit", kushtuar veprimtarisë së xhandarëve në favor të popullsisë civile.
Janar 2006 përgatit për botim përmbledhjen e artikujve mbi veprimtarinë e Brigadës Xhenios “Dimensioni njerëzor i Xhenierëve”. Që nga janari 2022 banon në Novara të Italisë, ku vazhdon të pikturojë krahas punës së tij të përditshme.

Përgatiti Angela Kosta