FARIDA Ramadani (Përgatiti Angela Kosta)

FARIDA Ramadani (Përgatiti Angela Kosta)
FARIDA Ramadani (Zmijani)
 
TRI KOHË
 
Jam në një moshë me Fëmijët,
Njoh ëndrrat energjinë dhe botëkuptimet,
Jam në një moshë me Rininë,
Kohës ia marr stolinë.
Jam në një moshë me Pleqtë,
Botën përherë e shohin të sheshtë,
I pranoj në rrugëtimin tim të tre,
Nga secili marr nektarin që më dhurojnë pa fre.
 
KUR MBLIDHEN FEMRAT 
 
Kur mblidhen femrat ka rrezarim gjithmonë
Sy krojesh t’pastra deri në t'përjetshmen dashni
Sharmin e hijeshinë e tyre vetë dielli i lakmon
Qielli shton yjet pa i numëruar n’pafundësi
 
KOHËT THIRRËN NDJENJËN 
 
Dikur në syrin tënd kishte kripë deti të turbulluar,
Furtuna ishte krahasimi me Ty,
Uragan ishte gjendja jote në ëndërrat suferinë.
Kohët thirrën ndjenjën
Tani loti yt është  i ëmbël si ujërat e kristalta,
Ku fluturojnë mëngjeset si veriu,
Zbuten acaret e dimrave të egër,
Për tu ngjizur më fort rishtazi,
Me plot nur bukuria e shpirtit thërret.
Duket se gjethet e dashnisë akoma nuk ishin vyshkur,
Anija e ndjenjës ishte ankoruar në shpirtin tim,
Llavëndezur përmbysi mallet.
Bëlbëzima jote u bë ulërimë fluturuese,
Zëri yt ishte bërë valë me energjinë e heshtjes,
Derisa muzgjet tretën dhimbjen,
Atje ku netët u gdhinë me buqetën e përjetësisë.
 
FARIDA Ramadani (Zmijani)
Shkodër
 
Diplomuar për Mësuesi dhe Psikologji
-Drejtuese e Lëvizjes “Gratë frymojnë vlera” prej 9 vitesh ku ka promovuar 88 gra të suksesshme shkodrane në fusha të ndryshme: Aktore, kengetare, doktoresha, profesoresha, shoq civile, artizane, gazetare, laborante, farnaciste, ish & sportiste, piktore, fotografe, biznesnene, ingjinjere ndeetimi etj.
-Ka organizuar Festivalin IV Mbarëshqiptar të poeteshave në Shkoder  i vetmi i këtij lloji në Shqipëri.
-Ka botuar 6 libra dhe 2 antologji nga tre festivalet me rreth 90 poete. 
-E vlerësuar disa herë me çmime prestigjoze në mbarëshqiptarinë dhe përtej. 
-Ka realizuar disa aktivitete me veprimtari kombëtare, bamirësie, shoqërore civile, të grave, letrare etj. 
-Mësuese e gjuhes shqipe per 36 vite dhe 7 vite psikologe për fëmijë në Gjykatën Shkodër.
-Ambasadore e Paqes Universale në Shqipëri. 
-E përzgjedhur ndër 121 gratë e suksesshme në mbarëshqiptarinë nga Albanian Exellence ne 2018. Ka fituar -“Çmimi i Publikut” Miss Mama 2023 për herë të parë në Shqipëri. 
 
Përgatiti Angela Kosta