IMAZHET E PAVDEKËSISË
Shkallëve të jetës ecim pa mbarim
Pa njohur asnjëherë t‘vërtetën e jetës
As imagjinata e mendjes nuk na tundon
Të gjejmë shërim shpirti në dashurinë e s’vërtetës.
Akord orkestral i mendjeve tona
N’përputhje me zemrat se ç’farë na kërkojnë
Tiktaket e zemrës na rrahin pandalshëm
Për t’nxitur ndër vena dashurinë tonë.
Dhuratë përjetësie nuk do ketë për ne
Veç dashurisë me zemër në çdo hap
Për të arritur lumturinë e kësaj jete
Do kërkojmë paqen e shpirtrave tanë.
E ndjejmë qetësinë e shpirtit ndër dejat e zemrës
Imazhet e pavdekësisë në shpirtin tone i gjejmë
Ëndrrat janë gënjeshtra, që na fshehin realitetin
Por ne do mbysim vdekjen me jetën realitet.