Vjollca Aliu (poezi)

Vjollca Aliu (poezi)
I ËMBLI ZË

Veç për zërin tënd nuk shkrova
Se nuk e di kujt i ngjan
As bilbili nuk e ka
Ëmbëlsinë e zërit tënd.

As kanarina në maje të blirit
Nuk e ka zërin si ti
Kori i zogjve po t'bëhen bashkë
S'mund t'lëshojnë atë ëmbëlsi.

I bukur, i ëmbël ai zë
Më del n'dritë të diellit e n'dritë të hënës
Më kënaqet shpirti kur e kujtoj
Atë zë të ëmbël, zërin e nënës!