OPTIKA NDAJ CËNIMIT TË TË DREJTAVE TË NXËNËSVE
-Këto ditë është përgatitur dhe dërguar në shtyp libri studimor i autores Suela Boçi “Optika nda cënimit të të drejtave të nxënësve”, studim i cili flet për fenomenin e dhunës dhe cenimin e të drejtave, mbi të gjitha të nxënësve.
-Dhuna emocionale/psikologjike përfshin mossigurimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e mbështetjen ndaj fëmijës, përfshirë këtu mundësimin e një figure parësore për atashim me qëllim që nxënësi të zhvillojë zotësi të qëndrueshme emocionale dhe sociale në përshtatje me potencialin e tij personal, dhe në kontekstin e shoqërisë ku jeton.
Ky studim synon që të analizoj çështje konkrete dhe reale duke synuar të jap përgjigje në lidhje me format e dhunës; përmasat e saj në disa shkolla 9-vjeçare të qytetit të Elbasanit; arsyet pse dhunohen nxënësit; pasojat e përdorimit të dhunës; ushtruesit kryesorë të dhunës; ashpërsia apo shkalla e dhunës që përdoret; qëndrimet që mbahen ndaj dhunës; nëse ka mbështetje ligjore kundër përdorimit të dhunës dhe sa zbatohet ajo.
-Në lidhje me metodologjinë janë kryer teknika të kërkimit cilësor dhe sasior.
-Metodat e kërkimit cilësor konsistojnë në intervista, pyetësorë, si dhe raporte mbarëkombëtare të mbështetura në të dhëna të viteve në rend kronologjik për të parë rritjen apo uljen e dhunës në shkolla... 0siç e thotë autorja në parathënien e librit.
-Libri ka afro 120 faqe, me ilustrime dhe grafika, i ndarë në tre Kapituj, duke përfunduar me disa tema mjaft domethënëse si: Diskutime, Kufizimet e studimit, Përfundime dhe rekomandime, Rekomandime për mësuesin, Bibliografi, Shtojca, Nga eksperienca të nxënësve dhe mësuesve etj.
Ky libër do të jet një udhërrëfyes për të gjitha gjeneratat sesi duhet gjetur e ndjekur rrugën e drejtë, që të mos shkelen të drejtat e nxënësve, apo thënë më mirë, libër që ja vlen të lexohet nga secili mësimdhënës e nxënës dhe jo vetëm...
Redaksia e Orfeut